Institucionet shëndetësore mbushen me militantë partiakë

  • 03 October 2015 - 21:26
Institucionet shëndetësore mbushen me militantë partiakë

Vazhdon avazi i vjetër në sistemin shëndetësor

Haxhiu: Në borde vijnë kuadro të dobëta, nga rajoni i Gjilanit

“Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka zëvendësuar profesorët universitarë në komisionet dhe bordet e MSH-së me kuadro më të dobëta nga regjioni i Gjilanit, me njerëz të afërm të tij”, ka theksuar për “Kosova Sot” deputeti Bekim Haxhiu

 

Deputetë dhe njohës të çështjeve shëndetësore vlerësojnë se shëndetësia është prekur nga nepotizmi gjë që po e dëmton këtë sistem. Madje për keqqeverisje dhe prani të nepotizmit flasin edhe zëra nga vetë pozita. Bekim Haxhiu nga radhët e Partisë Demokratike ka thënë për “Kosova Sot“ se shëndetësia po udhëhiqet nga një menaxhment i dobët, duke filluar nga kreu i shëndetësisë, ministri Imet Rrahmani. Ky i fundit ka shtuar se për 10 muaj ministri nuk ka arritur të bëjë asnjë veprim të duhur që do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes në shëndetësi. ”Përkundrazi ai ka degraduar këtë sektor duke zëvendësuar profesorët universitarë nga komisionet dhe bordet e MSH-së me kuadro më të dobëta, nga regjioni i Gjilanit, me njerëz të afërm të tij. Ka zëvendësuar doktorët e shkencave dhe profesorët me specializantë nga Gjilani”, ka thënë Haxhiu...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)