Peticioni: Mbi 150 mijë nënshkrime për 15 ditë

  • 03 October 2015 - 21:58
Peticioni: Mbi 150 mijë nënshkrime për 15 ditë

Sipas të dhënave të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Peticionin kundër Demarkacionit me Malin e Zi dhe kundër marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në mes Kosovës dhe Serbisë, e kanë nënshkruar 150 mijë persona, në vetëm 15 ditë.

 “Për vetëm 15 ditë, u blodhën mbi 150 mijë nënshkrime. Falë interesimit të madh qytetar dhe punës së palodhshme të aktivisteve dhe aktivistëve, “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi do të parandalohen. Nuk ka fuqi që mund ta zmbrapsë vullnetin e qytetarëve. Ndërsa nuk ka qeveri që nuk zmbrapset nga ky vullnet”, shkruan VV, transmeton lajmi.net.

Tri partitë opozitare, që bashkërisht e kanë organizuar këtë Peticion u kanë bërë thirrje qyetarëve “që edhe ditëve në vijim t’i përgjigjen masivisht nënshkrimit të peticionit sepse vetëm angazhimi qytetar mund ta shpëtojë vendin”.