Lista Serbe, e paqartë për transformimin e FSK-së

  • 04 October 2015 - 09:18
Lista Serbe, e paqartë për transformimin e FSK-së

Zyrtarë të Listës Serbe janë në konfuzion sa i përket votimit për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Ata e pranojnë se zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq dhe disa ministra serbë kanë pasur bisedime me Qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por pa dijeninë e Aleksandar Jabllanoviqit.

Shefi i Grupit Parlamentar nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës thotë se zëvendëskryeministri dhe ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kanë zhvilluar bisedime me Kryeministrin Isa Mustafa lidhur me çështjen e transformimit të FSK-së në Ushtri, por jo edhe kryetari Aleksandar Jabllanovic.

Sllavko Simiq jep pak hollësi për atë se çfarë mund të jetë biseduar, duke mohuar zërat se kryetari i Listës Serbe, Jabllanoviq, mund të ketë dorë në bllokimin e procesit të transformimit të FSK-së apo se ai do udhëheqjen e diskutimeve për këtë çështje.

Simiq tha se brenda Listës Serbe nuk ka pasur asnjë diskutim lidhur me mospajtimet apo kundërshtimet. /RTK/