Jahjaga e Veseli diskutojnë zhvillimet e fundit

  • 09 October 2015 - 14:50
Jahjaga e Veseli diskutojnë zhvillimet e fundit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për të diskutuar zhvillimet e fundit në këtë institucion.

Presidentja Jahjaga shprehu shqetësimin e saj për veprimet e dhunshme në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pengimin e procesit demokratik.

Presidentja Jahjaga inkurajoi deputetët e Kuvendit të Kosovës që mospajtimet konceptuale dhe politike t’i diskutojnë me forcën e argumentit dhe në frymën e kulturës parlamentare të cilën synojmë ta ndërtojmë.

(Kosova Sot)