Alternativë e re për t'i dhënë fund krizës

  • 13 October 2015 - 15:57
Alternativë e re për t'i dhënë fund krizës

Qytetarët janë zhgënjyer në këtë klasë politike

Partitë pasi vijnë në pushtet i mashtrojnë votuesit 

Sipas analistit Nexhmedin Spahiu, kjo krizë e besimit moral në shoqërinë kosovare nuk është hasur në masë kaq të madhe që nga Lidhja e Prizrenit e deri më sot, prandaj është momenti kritik kur në sipërfaqe duhet të dalë një alternativë e re politike, me projekt nacional të kthimit të besimit në vlera reale

Të gjitha raportet që analizojnë proceset zgjedhore në Kosovën e viteve të pasluftës, dhjetë palë zgjedhje gjatë një periudhe prej pesëmbëdhjetë vjetësh, 5 palë të nivelit lokal dhe po aq të nivelit qendror, tregojnë se interesimi i qytetarëve për të dalë në zgjedhje ka rënë nëpër vite. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, 57 për qind e votuesve kanë abstenuar nga dalja në zgjedhje. Analistët politikë dhe njohësit e proceseve elektorale në vend theksojnë se një ngritje e tillë e shkallës së abstenimit qytetar nga pjesëmarrja në zgjedhje është një paralajmërim serioz si për pozitën edhe për opozitën që nuk ka arritur të japë alternativë joshëse për qytetarin dhe projekt të zbatueshëm praktik në jetën institucionale të zhvillimit të vendit. Dështimi i kësaj klase politike të sprovuar shihet si një moment kritik, një shans që duhet të shfrytëzohet për mobilizim të qytetarëve për ndryshime nga një forcë e re politike. "Në momentin që po merret vota nga qytetarët të zgjedhurit po e kthejnë kokën në anën tjetër dhe po vazhdojnë të realizojnë vetëm interesat e tyre. Meqenëse zhgënjimi është në masë, i një numri të madh të njerëzve, në gjithë spektrin politik, atëherë ky zhgënjim ka bërë që shoqëria jonë të shndërrohet në një masë amorfe, ku askush nuk po ka më besim tek askush", tha analisti politik Nexhmedin Spahiu për 'Kosova Sot'... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)