Politikani rus: Ta shfarosim Stambollin me bombë bërthamore

  • 28 November 2015 - 11:36
Politikani rus: Ta shfarosim Stambollin me bombë bërthamore

Një politikan i zemëruar rus i kërkoi presidentit Vladimir Putin që të hedhë një bombë atomike mbi Stamboll si hakmarrje për rrëzimin e avionit luftarak nga turqit.

Vladimir Zhirinovsky bëri thirrje që të shfarosen nëntë milionë banorë gjatë një intervistë radiofonike.

“Një sulm bërthamor e shkatërron Stambollin me lehtësi. Vetëm një bombë bërthamore dhe qyteti zhduket plotësisht,” tha ai për radion Moska.

Nuk është hera e parë që ai bën komente të tilla shokuese.

Ai sulmoi një gazetare shtatzënë gjatë një konference për shtyp, duke i thënë një ndihmësi të tij: “Shko e përdhunoje fort”.

Zhirinovsky është lideri i Partisë Liberale Demokratike të ekstremit të djathtë.

Ai pati reaguar me zemërim kur Conchita Wurst fitoi Eurovizionin.

Ai tha se ky është fundi i botës.