Gjiganti kinez merr autostradën Shqipëri-Mali i Zi

  • 30 November 2015 - 15:38
Gjiganti kinez merr autostradën Shqipëri-Mali i Zi

Agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se “China Pacific Construction Group”, kompania kineze e ndërtimit, më e madhja për nga të ardhurat, nënshkroi një marrëveshje me vlerë 1.72 miliard dollarë për ndërtimin e një autostrade midis Malit të Zi dhe Shqipërisë.

“Reuters” i referohet një njoftimi të vetë kësaj kompanie kineze.

“Ndërtimi i kësaj lidhjeje 280 kilometra do të nisë në pjesën e dytë të vitit 2016 dhe do të përfundojë në vitin 2018”, ka deklaruar presidenti kësaj kompanie, Yan Jiehe, në një konferencë për shtyp në Pekin.

Kjo kompani planifikon të përdorë tarifat e rrugës si kolateral për këtë projekt, tha Yan. “Financimi duhet ende të finalizohet”, shtoi ai.