Kuvendi i Kosovës: Nuk kemi më punë, realizuam krejt programin legjislativ

  • 01 December 2015 - 09:39
Kuvendi i Kosovës: Nuk kemi më punë, realizuam krejt programin legjislativ

Kuvendi i Kosovës ka realizuar të gjithë programin legjislativ të dërguar nga Qeveria

Sipas një komunikate të Kuvendit, thuhet se me seancën e djeshme ku u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore, gjithsej 35 pika të rendit të ditës, Kuvendi i Kosovës realizoj të gjithë programin legjislativ të cilin Qeveria e Kosovës e ka proceduar deri me tani në Kuvend.

"Me miratimin e ligjit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2016 Kuvendi më nuk ka asnjë projektligj të dërguar nga Qeveria për shqyrtim e miratim në Kuvend . Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës qeveria është instanca që sponsorizon e projektligjet në Kuvendin e Kosovës", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

(Kosova Sot)