Papa Françesku: Fundamentalizmi është sëmundje e të gjitha feve

  • 01 December 2015 - 11:01
Papa Françesku: Fundamentalizmi është sëmundje e të gjitha feve

Papa Françesku pas kthimit nga turneu tre ditor në kontinentin afrikan, ka arritur në përfundim se fundamentalizmi është një “sëmundje e të gjitha feve”, duke përfshirë edhe Kishën Katolike Romake.

 “Fundamentalizmi është gjithmonë një tragjedi. Nuk ka të bëjë asgjë me besimin por me idhujtari”, ka deklaruar Papa mbrëmë pas kthimit në Romë nga Republika e Afrikës Qendrore.

Kreu i Kishës Katolike gjatë qëndrimit në Afrikë, u ka bërë thirrje të krishterëve dhe myslimanëve “vëllezërve dhe motrave” që ti japin fund konflikteve fetare.

Papa gjithashtu ka deklaruar se Islami nuk është e vetmja fe që po vuan nga ekstremistët agresiv, siç janë përgjegjësit për sulmet terroriste në Paris më 13 nëntor, të kryera nga ISIS.

“Edhe ne katolikët i kemi disa, dhe madje mund të them shumë fundamentalistë. Ata besojnë se e dinë të vërtetën absolute dhe kështu po i prishin njerëzi tjerë. Këtë mund ta them, sepse kjo është kisha ime”, ka shtuar Papa.