Libani i kthen liderit të ISIS Al-Baghdadi, gruan dhe vajzën

  • 01 December 2015 - 14:57
Libani i kthen liderit të ISIS Al-Baghdadi, gruan dhe vajzën

Ushtria libaneze ka njoftuar se ka liruar ish-gruan e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, në kuadrin e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve, ndërmjetësuar nga Katari. Ajo, sëbashku me 13 islamikë të tjerë u këmbyen me 16 ushtarë libaneze të mbajtur peng që nga viti 2014 prej ISIS.

Saja al-Dulaimi, e cila ka qënë e martuar me komandantin ushtarak të ISIS, 6 vjet më parë dhe që iu dorëzua xhihadistëve të al-Kaedës të lidhur me Frontin Nusra, tha se tani ajo dëshiron që të shkojë në Turqi.

Ajo ishte bashkë me 4 fëmijët e saj, prej të cilëve, vajza 7-vjeçare Hajar është fëmija biologjik i al-Baghdadi.

Në pamjet e mëposhtme tregohet një grua e mbuluar e cila mban një fëmijë në krahë, duke iu dorëzuar një grupi burrash të armatosur nga një grup tjetër, para se të futet në një ambulancë ushtarake.

Al Jazeera, që transmetoi pamjet e marra nga larg të shkëmbimit të të burgosurve, nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse gruaja që shfaqej ishte zonja Dulaimi vetë, por zyrtarët e Policisë së Libanit thanë se ajo ishte në mesin e pesë grave që u shkëmbyen.

Al-Dulaimi u arrestua në Liban vitin e kaluar, pasi ajo hyri në vend ilegalisht me burrin e saj të tanishëm duke përdorur karta të falsifikuara identiteti.

Al-Dulaimi, e cila doli para gjykatës libaneze, muajin e kaluar, u pa sëbashku me katër fëmijët e saj në pikën e shkëmbimit të martën. “Ata thonë se unë isha gruaja e al-Baghdad, – u shpreh ajo. -Nuk e di pse. Ne jemi të divorcuar prej gjashtë apo shtatë vjetësh”,- tha ajo për “Al Jazeera” pas mbërritjes së saj në zonën e kontrolluar nga Fronti Nusra.