Serbia dërgon amandament kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 07:48
Serbia dërgon amandament kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Në një lëvizje që synon të minimizojë shanset gjithnjë në rritje të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, delegacioni i Serbisë ka dorëzuar një amandament që kërkon, ndër të tjera, Komitetin e Ministrave të shtyjë vendimin me një manovër që bie në kundërshtim të drejtpërdrejtë me angazhimet e Serbisë sipas Marrëveshjes. Argumentet e paraqitura në amendamentin e delegacionit serb, ndonëse gjoja ‘të rrënjosura në angazhimet e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj’, shpërfaqin një situatë një situatë paradoksale ku shteti serb njëkohësisht shkel detyrimet e tij sipas këtyre marrëveshjeve, transmeton "Kosova Sot Online".

Serbia ka kërkuar që Amendamenti i Nëntë të ndryshojë tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës deri në përcaktimin e statusit të Kosovës nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Lexo Edhe:

Recetë e vjetër! Prostatiti zhduket për 72 orë!

Vuçiq e luan të fortin, i reagon  QUINT'it që i kërkoi Srpska's të ndrysho…

“Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb, raporton “Danas”.

Një propozim i tillë rezulton në kontrast të plotë me zotimin – përmes pajtimit – se palët [Kosova dhe Serbia] lidhin marrëveshje “pa paragjykuar pozicionet e ndryshme të palëve në lidhje me çështjet themelore, përfshirë çështjen e Statusit”.

Në tekstin që do të diskutohet me Amendamentin 14, propozohet gjithashtu të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.

Ky propozim gjithashtu bie ndesh me nenin 4 të Marrëveshjes së Brukselit në të cilin Serbia pajtohet se “nuk do ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, citohet të ketë thënë sot se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave.

Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës s’ka dhënë asnjë shenjë publikisht se do ta miratojë draft-Statutin e BE-së dhe ta dërgojë atë për rishikim kushtetues; ndërsa Serbia pretendon që Kurti do ta dërgojë atë më 10 maj.

Aleksandar Vuçiq tha se beteja e Serbisë në kundërshtimin e anëtarësimin e Kosovës në KiE do të bëhet në mes të majit, ndërsa për nesër në Asamblenë Parlamentare tha se Kosova do t’i merr votat për të ecur më tej,

“Prishtina tani ka dalë me një truk të ri”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më 10 maj (Kurti) do ta dorëzojnë draft-statutin e Asociaacionin të Komunave Serbe për shqyrtim kushtetues në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim të mund të gjejnë një arsye për të votuar ‘po’ sepse në atë mënyrë për të thënë se ata kanë filluar procesin”, ka thënë Vuçiq në RTS.

“Më 10 maj, ata do të thonë se do ta referojnë atë në Gjykatën Kushtetuese për një vlerësim të kushtetutshmërisë, a nuk do ta gjenin disa prej tyre arsyen e mjaftueshme të Leibniz-it në atë që të thonë se ka nisur një proces në lidhje me Asociacionin, por në fakt asgjë nuk është iniciuar dhe thonë se kjo është arsyeja që ne të votojmë Kosovën në Këshillin e Evropës. Pra, kjo është diçka që do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot Online )