Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 09:17
Zhduket një vajzë në Fushë Kosovë, nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj

Një vajzë raportohet se është zhdukur në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Familjarët kanë njoftuar se është larguar nga shtëpia me datë 13 prill dhe nuk dinë se ku ndodhet ajo.

“Fushë Kosovë 13.04.2024-22:00. Me 15.04.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)