Besnik Tahiri: I kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 10:48
Besnik Tahiri: I kemi 2/3 të votave në Asamblenë Parlamentare

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri ka shkruar lidhur me procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ku sot do të jetë në rend dite të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri tha se në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe mosdiskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuese janë në anën tonë.

“Gjatë diskutimeve thekosva se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, ka shkruar Tahiri.

(Kosova Sot Online)