Debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës pritet më vonë

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 11:46
Debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës pritet më vonë

Një debat mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe votimi i një projekt-opinioni, do të jetë një ngjarja kryesore e këtij sesioni pranveror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (APKE), përcjell “Kosova Sot Online”.

Seanca e sotme nuk fillon para orës 12:15 dhe debati për Kosovën do të jetë më vonë. Debati pritet të transmetohet drejtpërdrejt në faqet zyrtare të APKE.

(Kosova Sot Online)