Vrasja e gruas në Pejë, Hoxha shkon në vendngjarje

  • S.A /
  • 16 April 2024 - 12:12
Vrasja e gruas në Pejë, Hoxha shkon në vendngjarje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka arritur në Pejë, në vendin ku u vra sot një grua,transmeton "Kosova Sot Online".

Atje sot u vra Gjyljeta Ukelli, e dorasi dyshohet të jetë bashkëshorti i saj Edmond Lajqi.

Prokurori i krimeve të rënda, Ersan Qavolli tha para mediave se vrasja ka qenë makabre dhe se rasti është shumë i ndjeshëm.

Ende nuk dihet nëse tre fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë në momentin e krimit.

(Kosova Sot Online )