Vrasja në Pejë, Hoxha: Që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici për dhunë në familje në këtë familje

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 13:24
Vrasja në Pejë, Hoxha: Që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici për dhunë në familje në këtë familje

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Pejë, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se që nga viti 2021 nuk ka pasur raste të raportuara në polici nga kjo familje për dhunë në familje.

“Ajo çfarë ne dimë është që nga viti 2021 nuk kemi pasur raste të raportuara në polici për dhunë në familje në këtë familje. Ne po i analizojmë raportet tona”, tha Hoxha.

(Kosova Sot Online)