Nesër do të jetë ditë zie në Kosovë, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

  • E.K /
  • 16 April 2024 - 15:00
Nesër do të jetë ditë zie në Kosovë, Osmani: Shoqëria do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave

Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim që nesër të shpallet ditë zie “në kujtim të të gjitha grave dhe vajza të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, transmeton "Kosova Sot Online"

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani shkroi në Facebook se “nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!”.

(Kosova Sot Online)