Kandidatët e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut bëjnë fushatë me foton e Albinit

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 15:48
Kandidatët e VV’së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut bëjnë fushatë me foton e Albinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kandidatët e Vetëvendosjes për deputetë në Maqedoninë e Veriut, që janë pjesë e koalicionit VLEN, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për deputet, Bekim Qoku, në një postim ne Facebook.

Ai tha se me Kurtin janë takuar në Këshillin e Përgjithshëm të VV’së, mbledhja e të cilit u mbajt të dielën.

“Bashkë me kandidatet nga Maqedonia e Veriut, Nafije Selmanin prej Njësisë Zgjedhore 1 (Shkupi), dhe Medine Ukshinin nga Njësia Zgjedhore 2 (Kumanova), takuam kryetarin dhe kryeministrin Albin Kurti, në Këshillin e Përgjithshëm të LVV. Mbështetje e fortë dhe frymëzim i pandalshëm për ndryshim!”, ka shkruar Qoku.

(Kosova Sot Online)