Edhe pse Rumania s’e njeh Kosovën deputeti rumun e kundërshton Serbinë

  • A.P /
  • 16 April 2024 - 20:00
Edhe pse Rumania s’e njeh Kosovën deputeti rumun e kundërshton Serbinë

Deputeti liberal nga Rumania Iulian Bulai, i cili e konsideroi historike ditën e sotme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e kundërshtoi delegacionin serb që paraqiti amandamente duke e kundërshtuar shtetësinë e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Asambleja Parlamentare e KiE po i rrëzon me rend amandamentet e Serbisë, ndërsa në një rast. deputeti Bulai i reagoi një deputeteje nga Beogradi duke i thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe s’është pjesë e ndonjë shteti tjetër.

“Ne kemi bërë një dallim shumë të qartë status dhe shtetësi. Dhe këtu kuptojmë që ky është një shtet i pavarur dhe jo pjesë e një shteti tjetër. Për këtë arsye ne e kundërshtojmë fuqishëm këtë amandament”, tha ai.


(Kosova Sot Online)