Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës i cili u arrestua nga Serbia

  • A.P /
  • 18 April 2024 - 22:05
Lirohet zv.drejtori i policisë së Kosovës i cili u arrestua nga Serbia

Lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, i cili u ndalua ditën e djeshme në Serbi, e ka konfirmuar  Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aktualisht ai ndodhet rrugës për në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

MPJD  njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.

Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje.

(Kosova Sot Online)