Ferizaj: Kanosi gjyqtarin, prokurorin e policët, arrestohet një person

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 08:40
Ferizaj: Kanosi gjyqtarin, prokurorin e policët, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi gjatë një seance në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ka kanosur dhe fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Atij më pas i është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë 23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)