Istogu kushtëzon qytetarët për t’u pajisur me dokumente

  • 08 February 2016 - 20:19
Istogu kushtëzon qytetarët për t’u pajisur me dokumente

Qytetari N.H të hënën është pajisur me vërtetim nr. 601 dt. 08.02.2016 nga kompania rajonale e mbeturinave “Ambienti” në Komunën e Istogut se nuk posedon asnjë obligim financiar ndaj kësaj kompanie në mënyrë që të mund ta regjistrojë veturën.

Këtë kushtëzim nga Komuna e ka secili qytetar në Istog që dëshiron ta regjistrojë automjetin e vet, edhe pse sipas Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, një gjë e tillë është në kundërshtim me ligjin dhe si e tillë nuk duhet të aplikohet.

Deputeti i pavarur në asamblenë e Komunës, Arif Elshani, ka thënë për KosovaPress se ka kërkuar që të tërhiqet ky vendim, pasi sipas tij i rëndon qytetarët dhe nuk ka bazë ligjore, por se një gjë e tillë tash e rreth 2 vjet nuk ka ndodhur.

“Ky problem na paraqitet që nga data 20.07.2011 dhe unë edhe vitin e kaluar kam kërkuar një sqarim nga Kuvendi Komunal, pasi që jam anëtarë i KK në Komunën e Istogut, i pavarur dhe nuk kam marrë ndonjë përgjigje të saktë. Në vitin 2015, kam insistua dhe e kam bërë një kërkesë më 30.11 në Ministrinë e Administratës dhe pushtetit Lokal, pasi që Komuna e Istogut asnjëherë nuk ka dashtë që të më jep sqarime, me insistimin tim, në kohën e fundit kam arrit që të marr një vendim nga kryetari, ku më datë 20.7.2011 kryetari e bie një vendim që kushtëzon të gjithë poseduesit e automjeteve që për regjistrim që të marrin një vendim nga kompania rajonale e mbeturinave “Ambienti” që nuk kanë obligim”, ka thënë ai.

Sipas Elashanit, se vendimi është në kundërshtim me ligjin e ka konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese, mirëpo kryetari Haki Rugova nuk ka ndërmarrë asnjë hap që ta shfuqizojë atë.

Elshani ka theksuar se nëse Kompania “Ambienti” nuk është në gjendje që t’i inkasojë mjetet vet, kjo kompani duhet të shqyrtohet në K uvend dhe jo t’i kushtëzoj qytetarët.

Po ashtu, sipas tij, që nga viti 2014 kur ka kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi, kryetari Rugova nuk e ka marrë parasysh, derisa në vitin 2015 e ka marrë një vendim të kryetarit të komunës i cili është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

“Këtu shkruan që është edhe për disa dokumente tjera, siç është leja e ndërtimit etj. Unë pajtohem që leja e ndërtimit të mbetet, për biznese të mbetet, kushtëzime tjera por jo regjistrimit i automjeteve, regjistrimit i automjeteve është një element themelor për të gjithë qytetarët e Komunës së Istogut që pa të nuk munden. De fakto, ai që nuk mundet me regjistruar për këtë vërtetim, ai është i detyruar me vozitë pa regjistrim. Ne i bëjmë dy gabime, një gabim që i detyrojmë njerëzit dhe tjetrin që i detyrojmë q? ? ai të del në rrugë pa regjistrim”, ka deklaruar ai.

Kurse, nënkryetari i Komunës së Istogut, Lulzim Blakaj, përmes telefonit i ka thënë KosovaPress-it se janë të vetëdijshëm që një vendim i tillë është në kundërshtim me ligjin por thotë se një gjë të tillë e kanë bërë pasi e kanë parë si zgjidhjen e fundit për t’i inkasuar mjetet nga qytetarët.

“Në momentin kur është pru ky vendim ne jemi udhëheqë prej qëllimit që të arkëtojmë borxhe nga bizneset dhe njerëzit të cilët posedojnë automjete për shkak se ka shumë borxhe të papaguara dhe ky ka qenë një kushtëzim vetëm për regjistrim të automjeteve. Ne e dimë që nuk është në rregull me ligjin por e kemi marrë me qëllime të drejta, që edhe në konsultim edhe me të tjerët dhe të iu them të drejtën ne edhe tash kemi pas një takim edhe me Giz-in gjerman dhe nuk e kanë vlerësuar si të dëmshme për shkak se po stimulohet pagesa e borxhev e dhe pagesa për shërbime ndaj ambientit. Kjo është e rregulluar edhe me UA për tatimin në pronë, janë ato shërbime të tërthorta, jo të drejtpërdrejta me qytetarë, shërbime në kadastër, në regjistrim të automjeteve që mund të kushtëzohen të cilët nuk e bëjnë pagesën e tatimit në pronë. E kemi bërë një lloj analogjie dhe e kemi pa se ka pas sukses, është rritë arkëtimi por nëse deri tani nuk kemi pas asnjë vërejtje të qytetarëve për këtë kushtëzim përveç nga zotëri Arif Elshani. Por tani nëse Arif Elshani është pagues i rregullt pse e pengon kjo, por si do që të jetë ne do ta rishqyrtojmë këtë vendim dhe nuk ka asnjë problem. Ne mendojmë që nuk i kemi kushtëzua për asnjë dokument personal si komunë asnjëherë as qytetarin, as biznesin, as asgjë por për këtë jemi udhëheqë me qëllimin që iu thash për arkëtimin e borxheve”, ka thënë ai.

Bakaj është shprehur se deri më tani nuk kanë hasu r në kundërshtim apo ankesë nga asnjë qytetar por ka shtuar se vendimi do të rishqyrtohet.