Ndihma i erdhi në minutën e fundit: E varrosën të gjallë dhe e lanë që të vdiste (Video,+16)

  • 09 February 2016 - 16:31
Ndihma i erdhi në minutën e fundit: E varrosën të gjallë dhe e lanë që të vdiste (Video,+16)

Djaloshi 33 vjeçar u gjet i varrosur i gjallë në një varrezë në varrezat e qytetit brazilian, Campos dos Goytacazes.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, besohet se ai u gjet nga një familje e cila kishte ardhur për t’i bërë nderimet një të afërmi të tyre.

Para se të alarmonin autoritetet, ata kishin vërejtur njolla gjaku rreth varrit.

Për shkak të natyrës së lëndimeve të tij, thuhet se punëtorët e shpëtimit bënë supozimin se njeriu kishte qenë viktimë e një sulmi.

Njeriu thuhet se është një banor lokal, gjendja e të cilit tanimë është stabile.

Një hetim për tentim vrasje tani është duke u kryer nga policia, sipas njoftimeve në internet. 

(Kosova Sot)