41 vjeçari gjendet i vrarë në hyrje të banesës

  • 10 February 2016 - 20:50
41 vjeçari gjendet i vrarë në hyrje të banesës

Një person është gjetur i vrarë në Durrës. Sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri automatik. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fllak të Durrësit.

Viktima u gjend në hyrje të banesës së tij nga familjarët, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe shkaku i vrasjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje po vijon hetimet.