Zaev kapet me gazetarin, e quan bastard (Video)

  • 12 February 2016 - 12:22
Zaev kapet me gazetarin, e quan bastard (Video)

Lideri i LSMD –së, opozitës maqedonase, Zoran Zaev dhe kryeredaktori i televizionit Sitel Dragan Pavlovic Latas, patën një debat të ashpër dhe me fjalë fyese në një përballje televizive.

Zaev shkoi për herë të parë pas  10 vjetësh në këtë televizion. Intervista është e tensionuar, saqë gazetari i thotë liderit të opozitës se është bastard. Me të njëjtën fjalë ia kthen edhe politikani.

Zaev e akuzoi gazetarin se ai kishte në pronësi 454 mijë metër tokë, me një vlerë prej 7 milionë eurosh.

Por gazeatari tha se ai po gënjente. Më poshtë një pjesë e bisedës dhe videoja në transkriptin shqip.

Gazetari: Ju nuk jeni LSMD

Zaev: Po çfarë jemi?

Gazetari: Ju jeni bastard. LSMD është parti

Zaev: Jo, jo. Bastard më të madh se ti në të gjithë opinionin publik nuk ekziston!

Gazetari: Zoran Zaev, gënjeni. Po gënjeni si turk.

Zaev: 7 milionë euro. Ja lista e kadastrës. 454 mijë metra katrorë pronësi e Latasit.

(Kosova Sot)