Njeriu që njohu dhimbjen, skamjen dhe gëzimin e 173 familjeve

  • 14 February 2016 - 18:50
Njeriu që njohu dhimbjen, skamjen dhe gëzimin e 173 familjeve

Falënderues ndaj atyre që zbardhën fytyrën e popullit dhe vetvetes

Zemërgjerësia e xha Milaimit nuk njeh kufi komune, qyteti a fshati. Aty ku e thërret zëri i mëshirës, aty gjendet xha Lumi për t' u dhënë zemër njerëzve se edhe kjo jetë e vrazhdë i ka ëmbëlsitë e veta

Humanist edhe përtej zemrës është treguar për 9 vjet aktivisti humanitar, Milaim Jashari, i njohur me emrin e luftës xha Lumi nga Ferizaj. Ishin vitet e hershme të pasluftës kur gjendja e rëndë e familjeve skamnore të Ferizajt po e brente në shpirt, por nuk dinte ende si ta gjejë mënyrën më të mirë që gjithë energjinë ta shpenzojë në rehatimin e familjeve në nevojë. E nisi gjithë aktivitetin në mënyrë të thjeshtë, me biseda ndër miq e kërkim të ndihmës te vullnetmirët, sepse një ish i burgosur politik, një ish-luftëtar i lirisë, nuk mund të rrinte rehat duke e parë që fëmijë të vegjël, gra të pambrojtura e invalidë të luftës po e jetojnë jetën nëpër shtëpi të vjetra e të këqija. Lotët e uratat e nisën këtë aktivitet sikur ta dinin që do të bashkëjetojnë kaq gjatë. Një grup shokësh që nga viti 2007, në krye me ferizajasin Milaim Jashari, ka vendosur që deri në frymën e fundit të përkushtohet për t'ua ofruar një jetesë më të mirë familjeve nëpër fshatrat e thella të Kosovës që shpesh u duket se janë harruar nga bota. "E mbaj mend mirë kohën kur nisëm të punojmë bashkë me shokët e dashamirët e humanitetit dhe nuk e kishim aspak të lehtë, por misioni që nisëm nuk na la të dorëzohemi asnjëherë. Ndoshta para ngushtësisë që kemi përjetuar në ndonjë rast kur është dashur të kërkojmë para na është kujtuar gjendja tepër e rëndë e familjes, për të cilën kemi vendosur t’i bëjmë shtëpinë, prandaj ia kemi dalë duke i dhënë vullnet vetes dhe atyre që e kanë pasur mundësinë financiare të bashkëpunojnë me ne", nis tregimin e tij xha Lumi për të vazhduar disa herë të përdorë fjalët falënderuese ndaj atyre që zbardhën fytyrën popullit, vetes, por në të njëjtën kohë ngjallën edhe shpirtra të vobektë e fytyra të ngrysura.

Image
Image

Shtëpitë u nisën edhe me 50 euro

Dëshira për triumf, për lajme të mira e për lot gëzimi në fytyra të përvuajtura prej kohësh nuk e lë Milaim Jasharin të mendojë shumë për xhepin e shoqatës të cilën e udhëheq ai. Për të janë të rëndësishme përpjekjet, hapat për një aktivizim dhe kjo bindje i sjell shpesh edhe kulmin e shtëpisë. I emocionuar ai tregon se përgjatë aktivitetit të tij ka pasur plot raste që vetëm ka shkuar t'i shikojë, por që ka vendosur aty për aty të fillojë të ndërtojë shtëpi, sepse shikimi mallëngjyes i familjarëve nuk e ka lënë të kthehet prapa buzëvarur. Dhe, kjo zemërgjerësi e tij nuk njeh kufi komune, qyteti a fshati, aty ku e thërret zëri i mëshirës, aty gjendet xha Lumi për t' u dhënë zemër njerëzve se edhe kjo jetë e vrazhdë i ka ëmbëlsitë e veta. "Ishim para dy vjetësh në një familje në Gjakovë dhe pamë një gjendje të tmerrshme të familjes atje.  (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT) 

Image