Kulla më e lartë në botë kushton 895 milionë euro

  • 01 May 2016 - 08:34
Kulla më e lartë në botë kushton 895 milionë euro

Dubai

”Të dizajnuara nga arkitekti spanjoll-zviceran, Santiago Calatrava Valls, pronat do të kenë çmime që fillojnë nga 235 mijë euro për një apartament me një dhomë gjumi 

Ndërtesa që do të kushtojë 895 milionë euro me pseudonimin ‘Gjilpëra’ premton të jetë më e lartë sesa ‘Burj Khalifa’, me 828 metra lartësi. Blerësve të patundshmërive u është dhënë shansi i parë që t’i shikojnë planet e shtëpive në terrenin prej 600 hektarësh. Ndërtimi i ri banesor do të jetë i rrethuat nga një ndërtesë e re, e cila do të jetë më e lartë sesa ‘Burj Khalifa’, me 828 metra lartësi.

Nxiten blerësit britanikë për t’i blerë patundshmëritë

Me pseudonimin ‘Gjilpëra’, kulla pa emër është zbuluar nga ana e ‘Emaar Group’, që ka zbuluar se do të ofrojë akomodim për 170 mijë njerëz. Investuesit e interesuar janë ftuar në ‘Harrods’ të Londrës për t’i shikuar planet për patundshmëritë rreth ndërtesës së shtrenjtë, që do të fillojë të ndërtohet në vitin 2020. Kompania nga emiratet besohet se shpreson që t’i nxisë blerësit britanikë për t’i blerë patundshmëritë, pasi që Dubai është duke u bërë një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar i turistëve britanikë. Ndryshe nga ‘Burj Khalifa’, që është hapur në vitin 2010, kulla e re nuk do të jetë një rrokaqiell tradicional, por më shumë një strukturë konike e mbështetur nga kabllot. Kulla e re do të ketë kuverta ‘kopshte’për observim, të dekoruara me drunj dhe gjelbërime të tjera, restorante dhe ballkone nga qelqi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Turistët britanikë do të mahniten nga kulla ikonike

Ndërtuesit shpresojnë që investuesit do të tërhiqen nga çmimet e ulëta të patundshmërive në ‘Dubai Creek Harbour’. Të dizajnuara nga arkitekti spanjoll-zviceran, Santiago Calatrava Valls, pronat do të kenë çmime që fillojnë nga 235 mijë euro për një apartament me një dhomë gjumi.“Besojmë që blerësit britanikë të shtëpive të dyta, investuesit dhe turistët britanikë do të mahniten nga kulla ikonike dhe do të tërhiqen në këtë rivierë të re”, ka thënë Ahmad Al Matrooshi, drejtor menaxhues i ‘Emaar’-it. Më shumë se 19 mijë shtetas britanikë posedojnë prona në Dubai, sipas gazetës ‘Evening Standard’.

(Kosova Sot)