Prokuroria padit një funksionar shqiptar nga Tetova (Video)

  • 03 May 2016 - 12:30
Prokuroria padit një funksionar shqiptar nga Tetova (Video)

Ndërmarrja publike komunale e Tetovës dhe drejtori i saj Xhelal Ceka nga ana e Prokurorisë publike kanë marrë padi penalë për rastin e deponisë së egër në hyrje të Tetovës.

Alarmin për këtë e kanë lëshuar ambientalistët, ekspertwt por edhe vetë qytetarët, pasi situata rreth kësaj çështjeje vetëm se po përkeqësohet. Nga komuna shprehen se nuk kanë mjete financiare për ta zgjidhur këtë problem, raporton “Fakte”.

“Këshilli ndërkomunal për menaxhimin me mbeturinat në rajonin e Pollogut është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit, por në gjendje të mjeteve të përkufizuara për këtë qëllim nuk jemi në gjendje të fitojmë ofertë cilësore” – janë shprehur nga komuna e Tetovës.

Ndryshe, vite me radhë me Ministrinë e ambientit jetësor udhëheq kuadër shqiptar i BDI-së, deri para pak ditësh ministrat ishin nga Tetova, por për shkak të aferave korruptive në lidhje me kompanitë e huaja që licencoheshin për të menaxhuar me mbeturinat, ky problem ngel i pazgjidhur në vendbanimet shqiptare. Në të gjitha shtetet biznesi me menaxhimin e mbeturinave është një ndër bizneset më profitabile.

(Kosova Sot)