Ultimatumet ndërkombëtare, kusht për reformën

  • 06 May 2016 - 07:28
Ultimatumet ndërkombëtare, kusht për reformën

Drejtësia e kapur e Kosovës

Liderët duhet të detyrohen t'i nënshtrohen ligjit 

"Në çështjen e ndërtimit të shtetit ligjor, e kjo nuk mund të kuptohet pa sistem gjyqësor dhe prokurorial funksional, të pakorruptuar dhe vetëm ligjor, është e kuptueshme se do të vijë deri te një intervenim i tillë", ka theksuar prof. Muhamet Kelmendi 

Bllokimi i reformës në drejtësi nga klasa politike në pushtet po e pengon vendosjen e sundimit të ligjit në Kosovë. Zhbllokimin e këtij procesi, analistë dhe ekspertët e fushës së drejtë- sisë e shohin të realizueshëm përmes aplikimit të një modeli të kushtëzimit serioz që po ndodh në Shqipëri, ku së fundmi ambasadorët e vendeve perëndimore ua kanë thënë prerë politikanëve se nuk guxojnë ta ndalin reformën. Sipas analistëve, për ta realizuar në plotëni një reformë të mirëfilltë në drejtësi, duhet dhe do të ndodhin patjetër edhe në Kosovë ultimatume si në Shqipëri, ngase vetëm të tillat mund të jenë efikase, pavarësisht që mund t'u kushtojnë edhe vetë politikanëve për krimet që kanë bërë kur kanë abuzuar në pushtet. Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi tha për "Kosova Sot" se në një shtet normal, një presion i tillë nuk do të duhej ndodhur, por derisa Kosova është shtet në proces të ndërtimit, edhe ultimatumet e tilla ndërkombëtare, në funksion të reformimit të drejtësisë, janë të kuptueshme dhe të imponueshme, sidomos ato që vijnë nga Bashkimi Evropian. "Në çështjen e ndërtimit të shtetit ligjor, e kjo nuk mund të kuptohet pa sistem gjyqësor dhe prokurorial funksional, të pakorruptuar dhe vetëm ligjor, është e kuptueshme se do të vijë deri te një intervenim i tillë", ka theksuar ai, shkruan so gazeta "Kosova Sot".

Sistemi i kalbur gjyqësor e prokurorial

Sipas Kelmendit, në Kosovë kemi sistem shumë të kalbur gjyqë- sor dhe prokurorial. "Ky sistem vjen nga ish- sistemi dhe si i tillë iu ka nënshtruar tërësisht politikës së vendit dhe liderëve politikë, të cilët po e diktojnë atë. Shumica e personelit gjyqësor dhe prokurorial janë edhe të shantazhuar, ngase ata vijnë edhe nga sistemi i vjetër serbo-jugosllav. Si i tillë, sistemi është në gjendje të rëndë. Për këtë pasojë, ata edhe nuk kanë guxim të kundërshtojnë politikën e vendit për faktin se kanë të kaluar të rëndë dhe tejet të papastër. Këtë e dinë politikanët dhe mu për këtë i kanë vendosur aty, në mënyrë që kurdo kur iu duhet, të tillët kërcënohen me biografinë e tyre në kohën e pushtimit. Madje, i kanë lënë edhe që të korruptohen gjatë ushtrimit të detyrës së tyre. E tërë kjo bëhet me qëllim që politika të mund të sundojë mbi ta", tha Kelmendi për "Kosova Sot". Se ultimatumet e tilla do t'i vijnë edhe lidershipit të Kosovës, ngjashëm si atij në Shqipëri, është pritje edhe për ekspertin Blerim Burjani. "Kushtëzimet mund të jenë të pritshme, kur dihet se organet e drejtësisë kanë vështirësi të mëdha ta kryejnë punën e tyre nga ndikimet e parapolitikës, nga përfituesit e mëdhenj të rrjetit të shoqërisë së kriminalizuar e që është një absurd i madh të ndodhin gjëra të tillë në një shtet normal. Një imponim ultimativ i realizimit të reformës në drejtësi duhet të ndodhë edhe në Kosovë, sepse është jonormale të thuhet se kemi shtet ligjor në një vend ku gjyqtarët janë edhe mësimdhënës që nuk lejohet kund në botë, sepse paraqet konflikt interesi", u shpreh më tej ai.

Mungon vullneti politik

Njohësi i kësaj fushe, Islam Krasniqi tha për "Kosova Sot" se sinjalet e para të një ultimatumi për palën kosovare veç janë dhënë para dy ditësh. "Bashkimi Evropian ultimatum i ka dhënë Qeverisë së Kosovës që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që të kërkojë edhe për reformën në drejtësi, ashtu siç i ka dhënë ultimatum Shqipërisë, sepse nëse një gjë e tillë nuk bëhet, atëherë s'do të mund të preket as krimi i organizuar dhe korrupsioni", theksoi ai. "Faktori ndërkombëtar, duke e parë drejtësinë vendore në gjendje katastrofale, patjetër se do të kërkojë që të behën reforma rrënjësore në drejtësi, por një gjë e tillë, pothuajse është e pamundshme, sepse ka investuar miliona uro në drejtësi, duke trajnuar prokurorë, e gjyqtarë, avokatë e juristë, por e kotë, sepse sistemin e drejtësinë e ka kapur në dorë politika dhe fati i saj është i lidhur me fatin e politikës, dhe gjithçka ka qenë e kotë", vijoi më tej Krasniqi. Sipas tij, klasa politike nuk ka vullnet për t'i zhvilluar proceset pozitive, sepse sikur të bëhen reforma në drejtësi ishte dashur të gjithë politikanët t'i qesin para drejtësisë për veprimet e tyre. Presionin, ultimatumin ndërkombëtar, si rrugë të vetme të reformimit të drejtësisë kosovare e sheh edhe magjistri i shkencave politike, Ali Hertica. "Faktori ndërkombëtar do ta detyrojë lidershipin e Kosovës t'i përmbushë të gjitha ato reforma, pa marrë parasysh se a do t'i prekin edhe miqtë apo bashkëpunëtorët që deri sot ishin një grup oligarkësh të rreshtuar në krime dhe uzurpimin e shtetit, në zhvatjen e pasurisë së tij. Edhe këta duhet të binden para drejtësisë, duhet t'i përmbushin të gjitha këto obligime pa marrë parasysh sa do t'u kushtojë e tërë e kaluara e tyre kriminale, ko sepse faktori ndërkombëtar kërkon reforma rrënjësore të shtetit", tha Hertica për "Kosova Sot". 

(Kosova Sot)