Babadimri për shumë fëmijë nuk ekziston!

Babadimri për shumë fëmijë nuk ekziston!
  • 07 December 2016 - 08:09

Shkruan: Skënder Mulliqi

Në fund të vitit

Ndërrimi i moteve shënon kulmin e stinorit dimëror. Kanë ndryshuar edhe stinët për të mirë, për dallim nga pushtetet e pas luftës në Kosovë. Nuk po kemi borë të madhe dhe as temperatura shumë të ulëta sikur i kishim në të kaluarën e afërt. Bora e madhe, ngrica dhe acari ishin dikur shumë të pranishme. Nëse kishim borë dhe acarë me një standard të ulët jetësor, kishim dashurinë e ndërsjellë, kishim më shumë lumturi familjare, kishim më shumë razillëk. Këto tipare të shqiptarëve po tretën ngadalë si flluskë sapuni. Edhe ky dimër shumë kënd e ka zënë gafil siç thotë një fjalë e popullit, pa kulm të mirë mbi kokë, pa veshë, me shumë kalamajë të cilët ngrinë në kohën e të ftoftit. Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë nga data e vitit të ri 2017. Për shumicën edhe ky ndërrim i moteve do të jetë i zymtë, do të jetë viti i shpresave të thyera mos të themi viti i shpresave të fundosura, sepse shpresa thonë vdes e fundit! 

Premtimet e rreme

Shumica këtë ndërrim motesh do t'i luten që do t'u ngjallën shpresat për një të ardhme më të mirë. Ndërrimi i moteve shumicën do t'i zërë të mbytur deri në fyt në borxhe karshi KEDS-it, tatimeve, të mbytur në kredi bankare me kamata marramendëse, nga këto banka më shumë të formës piramidale. Ëndrrat e shumë fëmijëve për dhurata nga Babadimiri, do të mbesin vetëm një ëndërr e mirë. Shumë kryefamiljarë do t'i lutën Zotit , që mos ti qelë sabahi nga mërzia pse fëmijëve të tyre nuk kanë mundësi t'u sjellin as bukë si duhet në sofër, se dhuratat e Babadimrit për ta janë një luks i madh. Do t'i thonë njëri-tjetrit së kanë fluturuar në krahët e premtimeve të rreme të partive garuese për pushtet. Do të thonë më zë të lartë , pse jemi kaq popull i nemur?! Pse edhe tash kur e kemi shtetin tonë, po jetojmë keq ? Do të thonë sigurisht së si lejuan që për 17 vite të mashtrohen dhe të manipulohen nga këta matrapazë politikë…Do të lebetitin së si gjendjen e abnormalitetit e pranuan kaq lehtë si gjendje të normalitetit…Do të rënkojnë se i ka mbuluar më shumë e keqja së sa e mira… Unë them pse lejuan që këta liderë të këqinjë t'u duken të mirë. Misioni shtetëror dhe kombëtar nuk bëhet më avanturierë politikë. 

E mbytën popullin me ëndrra

Shteti nuk bëhet demokratik dhe i prosperuar me halabakë dhe kriminelë ordiner. Shteti nuk bëhet më plaçkitës të pronës dhe më tradhtarë të kombit. Kemi të bëjmë me sundimtarë , jo me njerëz të popullit dhe për popullin. Mbeturinat komuniste në pushtetet tona në Prishtinë dhe në Tiranë po na dërgojnë në humnerë. Këta hyzmeqarë të së keqes festimin e Vitit të Ri e kanë planifikuar moti , diku në hotelet më të shtrenjta dhe më luksoze në Kosovë, Shqipëri dhe diku në Evropë. Haram ju kofshin paratë e taksapaguesve. E mbytën popullin në ëndrra për shumë vite se do të bëhet mirë. Me mjeshtri çdo qëndrim e kthyen në mashtrim. Të besuarit në Babadimër për shumë fëmijë tanë nuk ekziston më. Këta rrugaçë politikë në krye të dy shteteve shqiptare, po i venitin shpresat e fëmijëve tanë për jetë më të mirë! Nga ajo që thash edhe nënkuptohet së Babadimri nuk ka shans, duke na lënë vetëm ashtu të duket… Fëmijëve do t'u duket Babadimri si njeri i kamufluar që nuk do t'u sjellë dhurata?! Baba dimri për shumë fëmijë nuk ekziston! Duhet të mos e humbim besimin, se edhe ashtu nuk na ka mbetur gjë tjetër…

(Kosova Sot)