Qendra ende ka gjasa që të fitojë në Evropë - Opinione - Kosova Sot
Qendra ende ka gjasa qė tė fitojė nė Evropė

Qendra ende ka gjasa qė tė fitojė nė Evropė

Shkruan: Fareed Zakaria 

Shtëpia e Bardhë është duke u përpjekur që ta zgjedhë Le Penin në Francë dhe të ndikojë në humbjen e Merkelit në Gjermani.

Në tërë Evropën, partitë kryesore politike paraqesin ndarjet e vjetra midis Kishës dhe laicizmit, kapitalit dhe punës.

T animë është e ditur se jemi dëshmitarë të ngritjes së forcave radikale të së majtës dhe të së djathtës në tërë botën. Populistët e të gjitha ngjyrave, të cilët kanë të përbashkët neverinë ndaj globalizimit, kanë marrë energji, të sigurt se e ardhmja do të jetë e tyrja. Por, qendra është duke u ngritur përsëri, bile edhe në zemër të botës së vjetër. Merreni parasysh rastin e Emmanuel Macron, ish-bankierin 39-vjeçar të "Rothschild"-it, i cili ka gjasa që të bëhet president i ardhshëm i Francës. Anketat tregojnë se kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, kryeson në raundin e parë me rreth 25% të votave. Por, në raundin e dytë, ku mbesin vetëm dy konkurrentë, njëri përballë tjetrit, pritet që Macron ta mundë atë për merak. Mos harroni se Macron është në favor të tregjeve të lira, globalizimit, BE-së dhe aleancës transatlantike dhe, përkundër kësaj, ai është duke garuar në një vend shpesh të përkufizuar nga sindikatat e tij të forta, skepticizmi ndaj kapitalizmit dhe mosbesimi ndaj SHBA-së. Pse? Meqë Macron është, mbi të gjitha, një autsajder, një reformator dhe politikan karizmatik dhe, këto kualitete duket të kenë shumë më shumë rëndësi sesa përkatësia ideologjike. Studimet sociale kanë treguar se njerëzit lidhen me kandidatët në nivel primar, irracional, e më pas racionalizojnë atë lidhje, duke u përshtatur me propozimet politike të liderit. Kishte pak dallim midis ideologjive të Bill dhe Hillary Clintonit. Por, votuesit në Amerikën e mesme ndjenë në një nivel emocional se "Bill i kishte bërë për vete", derisa rreth Hillary-s kurrë nuk patën një ndjenjë të tillë. Evropianët dhe amerikanët ndjejnë një ngecje në ekonomi dhe politikë. Ata janë të zemëruar nga rutina dhe e shohin rendin aktual si të korruptuar, të paralizuar dhe jashtë kontaktit me realitetin. Kampanja e Macronit është duke bërë punë, meqë ajo është plot me energji. Partia e tij e re quhet "Në lëvizje", derisa libri i kampanjës së tij quhet "Revolucion.

Macron nuk është një fenomen i izoluar "Macron, në njëfarë mënyre, është vëllai më i pashëm i Marine Le Penit", thotë shkencëtari nga Universiteti "Columbia", Mark Lilla. "Që të dy ata mbushin një zbrazëtirë të krijuar nga kolapsi i partive të mëdha. Në tërë Evropën, partitë kryesore politike paraqesin ndarjet e vjetra midis Kishës dhe laicizmit, kapitalit dhe punës. Macron dhe lëvizja e tij janë të ri. Ai përfaqëson fillimin e ri, të rinjtë, tolerancën, fleksibilitetin dhe, mbi të gjitha, shpresën". Jemi duke jetuar në një kohë të ndryshimeve të mëdha në politikë dhe jemi duke shikuar një ngritje të madhe të populizmit. Por, kjo nuk d.m.th. se nuk ka forca të tjera, apo ndjenja, që janë aktuale. Bota është gjithnjë e më e ndërlidhur, e ndryshme dhe tolerante, me qindra miliona njerëz në Perëndim, sidomos të rinj, që e pranojnë një realitet të tillë. Macron është kampion i idealeve të tilla, edhe pse ai apelon edhe ndaj të tjerëve, të cilët janë më nervozë në lidhje me këto ndryshime. Macron nuk është një fenomen i izoluar. Merreni parasysh shembullin e Gjermanisë, ku është folur shumë për rënien e mbështetjes ndaj Angela Merkelit. Por, Merkel ka qenë në pushtet për më shumë se një dekadë, ku asnjë lider tjetër evropian nuk ka arritur që ta mbajë kaq gjatë një nivel kaq të lartë të mbështetjes. Margaret Thatcher, Tony Blair dhe Helmut Kohl, që të gjithë ishin ballafaquar me një rënie të mbështetjes ndaj tyre rreth vitit të dhjetë të tyre në post. Dhe, konkurrenca më e madhe Merkelit i vjen nga Martin Schulz, një pjesëtari të qendrës së majtë, një ish-librashitësi, i cili është edhe më proevropian, kozmopolit dhe globalist. 

Perëndimi me të vërtetë mund të shkatërrohet "Rendi politik aktualisht është në kaos", thotë Lilla. "Ai do të vijë duke u stabilizuar, duke u qartësuar ndarja midis njerëzve të kënaqur me globalizim dhe atyre që janë kundër tij". Por, për ata që janë në qendër, të cilët e shohin globalizimin si forcë pozitive, ne do të duhet ta kuptojmë dislokimin kulturor, të shkaktuar nga imigrimi masiv i dekadave të fundit. Qendra mund të fitojë. Evropa nuk është duke shkuar pashmangshmërisht kah rruga e nacionalizmit djathtist, i cili është kundër BEsë, integrimit evropian, aleancës atlantike dhe vlerave perëndimore. Por, shumëçka varet nga SHBA-ja, vendi i cili krijoi konceptin strategjik dhe ideologjik të Perëndimit. Një lider i lartë evropian, i cili mori pjesë në Konferencën e sigurisë në Munih javën e kaluar, vërejti se, përkundër ca fjalëve siguruese nga zyrtarë të lartë amerikanë, "shumica prej nesh jemi të bindur se Shtëpia e Bardhë është duke u përpjekur që ta zgjedhë Le Penin në Francë dhe të ndikojë në humbjen e Merkelit në Gjermani". Si dëshmi të kësaj kemi deklaratat e strategut kryesor të Shtëpisë së Bardhë, Stephen K. Bannon, rreth dobësimit të BE-së dhe shkatërrimit të rendit aktual. Nëse SHBA-ja inkurajon shkatërrimin e institucioneve dhe ideve themelore të Perëndimit, atëherë Perëndimi me të vërtetë mund të shkatërrohet. Por, ky nuk do të jetë njëri nga ato rrëfime të rënies së civilizuar, para kërcënimeve të jashtme. Kjo do të ishte një plagë e vetëshkaktuar - një plagë, e cila mund të jetë fatale. 

(Kosova Sot)

 

 

7 orë e 40 minuta më parë