Krushku serb, Shpend Ahmeti!

Krushku serb, Shpend Ahmeti!
  • 27 March 2017 - 07:58

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Për këtë lidhje mafioze të Shpend Ahmetit me bandën 'Devolli', që bëhet me direktiva të Serbisë, kumbar është murtaja e zezë, Baton Haxhiu, argati serb, për të cilin edhe paguhet për t'ia përgatitur varrin kombit tonë.

Në gazetën numër 1 në Ballkan në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", kemi shkruar për dallaveraxhiun Shpend Ahmeti që është i lidhur ngushtë me kumbarët e Drazh Mihajlit që quhet banda vrastare dhe raciste "DEVOLLI". Po ashtu, kemi shkruar se 'Vetëvendosje' ka për t´ia parë sherrin këtij matrapazi, Shpend Ahmeti, që është i lidhur ngushtë dhe përmes kanaleve të nëntokës me kumbarët denbabaden të gjakësorëve serbianë që quhet banda 'Devolli', që vodhën buxhetin e shtetit me miliona euro dhe me urdhra të kriminelëve serbo-çetnikë vetëm në viset shqiptare ku flitet gjuha e arbërit të shpërndarë ushqime me simptome kancerogjene për t´i helmuar dhe më pas për t´i vrarë në mënyrë të ngadalshme. 

Soji i spiunëve dhe tradhtarëve Shpend Ahmeti ishte lidhur me argatët, hajnat, banditët serbianë, Devollët, për t'u pasuruar hajnisht dhe jashtëligjshëm,por para kamerave televizive krrokaste se nuk ka gisht fare me bandën vrastare 'Devolli', që pastruan stallat e derrave në Serbi, duke shitur krunde bagëtish nga Serbia dhe për t´ia shtruar shqiptarëve në sofër dhe më pas duke u tallur se këta kafshë që hanë krunde quhen shqiptarë dhe patjetër me bakshishe të nipave të Slobodan Milosheviqit, kasapit që vrau e preu mijëra shqiptarë, duke përdorur mënyrën me raciste në këtë miliunium që nuk e njeh bota e qytetëruar... Shpend Ahmeti e dinte mirë këtë marifet, por nuk lodhi kokën për shqiptarët, ç´intereson këtij se serbianët e Car Dushanit, përmes bandës 'Devolli' që janë ndërsyer për t´i helmuar shqiptarët, tredhur që të mos shtohen, vodhën buxhetin e Kosovës dhe kinse u dënuan këta banditë shkuar banditëve, këta kriminelë shkuar kriminelëve, këta hajna shkuar hajnave. U dënuan sa për sy e faqe, se këtë bandë spiunësh e përkrah hapur Qeveria kuislinge, klani "Pronto" dhe ishëjugosllavët që quhet LDK, natyrisht kjo treshe vdekjeprurëse për Kosovën, kanë ulur në sistemin gjyqë- sor, langonjtë shqipfolës që deri dje i kanë shërbyer qenit plak Titos, Slobodan Milosheviqit, që ky soj spiunësh dhe tradhtarësh të kombit kanë dënuar shqiptarët me qindra-mijëra vjet burg dhe kurrë nuk guxuan këta langonjë shqipfolës të dënojnë një serbianë. Përpos kësaj, ky kor serbianësh, mjerisht shqipfolës, kanë etiketuar shqiptarët me nacionalistë, separatistë, irredentistë...", vetëm e vetëm për të gërryer një kockë që e ka hedhur padroni serbian...

(Kosova Sot)