LVV-ja e kërcënon me jetë Reshat Sahitajn

LVV-ja e kërcënon me jetë Reshat Sahitajn
  • 19 July 2017 - 08:15

RESHAT SAHITAJ

Analisti politik, Reshat Sahitaj, pardje në faqen e tij në FB, është kërcënuar me jetë nga militantët e VV-së. Arsyeja e këtij kërcënimi është shkrimi më titull "Albin Kurti, manipulator i madh" i shkruar nga Reshat Sahitaj të hënën më 17 korrik 2017, në të përditshmen "Kosova Sot". Përmbajtja e këtij shkrimi nuk e cenon LVV dhe asnjë personalitet të kësaj Lëvizjeje, por shkrimi është i ilustruar më faksimile të kohës kur është ftuar Albin Kurti në Bruksel nga Reshat Sahtaj dhe ekipi i tij, për sensibilizimin e dramës kosovare në institucionet ndërkombëtare, si dhe përshkruhet veprimtaria për lobimin kundër arrestimit të Albin Kurtit dhe lirimin e tij nga burgu i Serbisë, e që po ashtu ilustrohet me dokumente dërguar personaliteteve të huaja më ç'rast çështja e arrestimit të Albin Kurti ishte diskutim në OKB duke iu falënderuar kryetares së Senatit belg zonjës Anne Marie - Lizin, shkruan analisti Reshat Sahitaj në një komunikatë për medie. "Duke e pasur parasysh se Albin Kurti e kishte dërguar babin e tij, Zaimin, të kërkonte takim për djalin e tij Albinin që të bënte një fotografi më simbolin e rezistencës kombëtare ADEM Demaçin, duke i thënë se djalin ta kam dhënë gjatë luftës andaj ti duhet ta përkrahësh në zgjedhjet e 11qershorit 2017. Nga ky kontekst Reshat Sahitaj, i shtron pyetje Albin Kurtit, se nëse ai paska të drejtë të kërkojë dëmshpërblim për punën e tij në zyrën e UÇK-së, edhe unë kam të drejtë t'i kërkoj Albinit një post si këshilltar, e madje pa rrogë, për veprimtarinë e bërë në Bruksel lidhur më intervenimet që janë bërë për lirimin e Albinit nga burgu", ka shkruar Sahitaj. Sipas tij, kërcënimi i militantëve të VV, ka karakter fashist, i shkruar më një gjuhë dhe stil barbar që është i ngjashëm më gjuhën dhe stilin e Fisnik Ismailit dhe të Dardan Molliqajt, që ky i fundit edhe kohë më parë kishte deklaruar se kur të vijë LVV në pushtet do t'i ngrehin zhagas gazetarët, të cilët shkruajnë realitetin objektiv mbi aktet vandaliste të VV-së. "Albin Kurti ndoshta mund të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, por mënyra e veprimtarisë së ekipit të tij që përmes militantëve t'i kërcënojë gazetarët, analistët, shkrimtarët dhe intelektualët e Kosovës, është shenjë e fillimit të instalimit të një sistemi totalitar dhe ngulfatjes së shprehjes së lirë. Kërkoj urgjentisht, sa fjalët nuk kanë kaluar në akte, që Albin Kurti personalisht si dhe kryesia e VV të distancohen nga këto kërcënime, shantazhe dhe ngulfatje të shprehjes së lirë. Nëse Albin Kurti dhe Lëvizja e tij janë ngritur me gjakun e derdhur kot të katër militantëve, unë Reshat Sahitaj karrierën time intelektuale e kam krijuar duke iu falënderuar punës sime atdhetare, duke filluar me: Sefo Bejta Krasniqin, Jusuf Gërvallën, Teki Dervishin, Zija Shemsiun, Vehbi Ibrahimin dhe Enver Hadrin", ka shkruar Sahitaj. Ai i tërheq vërejtjen LVV dhe posaçërisht Albin Kurtit, që t'i ndalojë urgjentisht langojtë e tij frikacakë, që vetëm kur janë grumbull lehin e kur janë vetë e fusin bishtin ndër këmbë.

(Kosova Sot)