Emrat e milicëve, që dekorohen nga Beogradi për vrasje të shqiptarëve - Opinione - Kosova Sot
Emrat e milicėve, qė dekorohen nga Beogradi pėr vrasje tė shqiptarėve

Emrat e milicėve, qė dekorohen nga Beogradi pėr vrasje tė shqiptarėve

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ  ZHURIAN

Letër pa zarf deputetes së "Vetëvendosjes", zonjës Drita Millaku dhe cubit, edhe ndonjë ditë në këtë klub, Dardan Molliqajt

Unë marr guximin të them publikisht se Serbia fashiste këta kriminelë i dekoron për vrasje, burgosje, maltretime kundër shqiptarëve. Natyrisht se nuk mund të akuzosh asnjërin të drejtpërdrejtë në vrasje, por kam fakte se në Kosovë janë vrarë qindra shqiptarë

Pasi i botuam tre shkrime te njëpasnjëshme në gazetën më të lexuar në tërë Ballkanin, e kam fjalën në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", replikë nga larg me kryetarin e Kuvendit, Kadri Topuzin, Dardan Molliqajn, cubin e "Vetëvendosjes" dhe zonjën Drita Millaku, e reja e milicit të Serbisë, Sylë Millakut, që dekorohet për vrasje, maltretime, burgosje të shqiptarëve(!?), i kemi premtuar lexuesit që do t´i publikojmë të gjithë emrat e këtyre tradhtarëve dhe bashkëpunëtorëve të Serbisë kriminale... Ndaj, gazeta lidere "KOSOVA SOT" dhe autori i shkrimit Reshat Badallaj-Zhuriani, nuk do ta lërë askënd për të dyshuar për asnjë qime floku, duhet mbajtur fjalën se përndryshe lë hapësirë për huti dhe nuk do të ishte aspak korrekte. Dhe është diçka tjetër a i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt. Unë marr guximin të them publikisht se Serbia fashiste këta kriminelë i dekoron për vrasje, burgosje, maltretime kundër shqiptarëve. Natyrisht, se nuk mund te akuzosh asnjërin të drejtpërdrejtë në vrasje, por kam fakte se në Kosovë janë vrarë qindra shqiptarë e kam fjalën për këtë kohë që po flasim, mijëra janë plagosur, qindramijëra janë burgosur dhe mos të flasim se sa janë maltretuar nga këta këlyshë të Serbisë fashiste dhe gjakatare.

Dënimet e rënda

Këta kasapë kanë bërë kasaphanë dhe hata në Kosovë, kanë bërë batërdi dhe kanë futur lemeri në Kosovë, kanë dridhur edhe foshnjën në bark nëne nga këta pushkagjinj të pashpirt. Jemi dëshmitarë të kohës dhe i drejtpërdrejtë i ngjarjes, i dënuar politik me tetë vjet burg, por që kërkohej dënimi prej dhjetë vjet deri me vdekje, sipas nenit 139 lidhur me nenin 114, të Kodit Penal të shtetit terrorist që quhej Jugosllavi. Udbashët që më merrnin në pyetje ishin kryesisht opajali XHEMALI Shasivari, djali i Abedin Shasivarit, që mori pjesë në Gazimestan kur erdhi kasapi i Ballkanit, Slobodan Milosheviqi, që listën me shkrim e kam publikuar dhe kur të doni sërish e publikoj, Vezir Sela, Emin Uka të gjithë opojali dhe një hasjan, Bashkim Braha. Hasjani aktivist shumë i rëndësishëm në partinë e Hashim Thaçit, që quhej PDK dhe të tjerët të shpërndarë dhe i mbetën besnikë partisë së ish-jugosllavëve që kishin dalë nga bishtat e UDBsë serbe, që po deshët i përmendi me emër dhe mbiemër. Gjykatësi hetues ishte Sylejman Limani, opojali, prokuror publik, Skender Morina, i turqizuar, që Qeveria e Përkohshme, pra bandite, e bëjnë KRYEPROKUROR, edhe pse e dinin se ky më keq se serbët ka akuzuar kombin shqiptar, për të cilën kam aktakuzën e ngritur. Kryetar i trupit gjykues ishte Pjetër Përgjoka, që të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë ky i dënonte. Ka dënuar edhe shumë që tashmë janë dëshmorë të kombit, kurse spiunët ishin nga Zhuri si Azem Azem Kurtaj, i biri i tij Ymer Kurtaj, që ishte shpallur si ndër spiunët më të suksesshëm në tërë Serbinë, Rizan Begaj, Sahit BEGAJ, Mejdi Omaj, Fadil Elezkurtaj, djali i Dalip Elezkurtajt, që bashkë me Mehmet Maliqin, sipas planit "BISTRICA", kanë futur në kurth Hasan Remnikun, dhe pas vrasjes së tyre, të gjitha kufomat i kanë shtrirë në "Shatërvan" dhe mbi ta kanë luajtur "Zikina Kolla".

Eskadroni i vdekjes

Pra, kështu ndodhi në tërë Kosovën,vrasje,burgosje, maltretime. Në Zhur, unë me duart e mia ia kam shtruar kushërinjve shtratin e vdekjes, që u vranë më 28 mars 1989, ditën e martë dhe u plagosën 52 të tjerë. Zhuri, atë ditë, sulmohej me autoblinda, helikopterë, avionë MIG, mitralozë, kallashnikovë. Nga eskadroni i vdekjes që erdhi me autobusë nga Beogradi për t'u hakmarrë në këtë fshat, sepse në vitin 1912, Serbia fashiste kishte lënë 12.000 (dymbëdhjetë mijë kufoma ushtarësh) që ishin bëre mërcinë dhe kërma. Për këto masakra, Serbia fashiste nuk i lë pa asgjë pushkaxhinjtë dhe langonjtë e saj që i kishin shërbyer devotshëm këtij shteti fashist dhe se BEOGRADI ZBARKON NË PRISHTINË PËR T´I DHËNË BAKSHISHET KRIMINELËVE QË VRANË,BURGOSËN DHE MALTRETUAN SHQIPTARËT. Kryetari i kryesisë të Jugosllavisë, kupto Serbosllavisë, antishqiptari, Borisav Joviq, i dekoron vrasësit dhe e dërgon krushkun e tij, Radivoje Çoloviq, me çantë bakshishesh. Çka tha Radivoje Çaloviq në Prishtinë? Po shkëpusim disa nga fjalimi i tij:Shërbimi i sigurimit sidomos ai i Kosovës, pati një detyrë të rëndë, u ballafaqua me bartësit e kundërrevolucionit...me nacionalistë dhe separatistë shqiptarë. Çoloviq vazhdon Shërbimi i Sigurimit ishte vigjilent për zbulimin dhe demaskimin e forcave të errëta nga pozita e nacionalizmit e separatizmit shqiptar. Kurse për demonstratat e marsit të vitit 1989, ja se çka thotë Radivoje Çoloviq: ZBATIMI I MASAVA TË VEÇANTA NË KOSOVË, QË I MORI KRYESIA E RSFJ-SË, DHE NDËRMARRJA E MASAVE TË TJERA ISHIN TË DOMOSDOSHME PËR TË PENGUAR SULMIN E VRAZHDË SHKATËRRIMTAR QË U BË EDHE NDAJ PJESËTARËVE TË ORGANEVE TË PUNËVE TË BRENDSHME. NUK DO MEND,THA RADIVOJE ÇOLOVIQ, PJESËTARËT E ORGANEVE TË SIGURIMIT ME SUKSES E KRYEN DETYRËN E TYRE.... ME SUKSES E KRYEN DETYRËN E TYRE. ÇFARË DETYRE? LEXONI ME KUJDES FJALIMIN E TIJ .EDHE NJËHERË ME SUKSES E KRYEN DETYRËN E TYRE! Tani ju lë juve të mendoni, a thua çfarë detyre!? Po çfarë thotë këlyshi serb, Bajram Selani? Po shkëpusim edhe nga ky disa rreshta:PJESËTARËT E SIGURIMIT MANIFESTUAN TRIMËRI E HEROIZËM TË MADH, E DHANË JETËN E TYRE PËR SHPARTALLIMIN E ARMIKUT TË BRENDSHËM E TË JASHTËM... Pra, kush e kupton edhe ata e thanë shkurt e shqip kundër ARMIKUT TË BRENDSHËM DHE TË JASHTËM. MIRË NE SHQIPTARËT ISHIM ARMIKU I BRENDSHËM,SHQIPËRIA ISHTE ARMIKU I JASHTËM, PO TRADHTARË, SPINË, UDBASHË, KRIMINELË,VRASËS... KUSH JENI JU? Lexuesve të gazetës "KOSOVA SOT" PO JA JAPIM NË ORIGJINAL KU EDHE FIGURON EMRI I SYLË MILLAKUT DHE SHUMË KRIMINELËVE TË TJERE QË VRANË,BURGOSËN,MALTRETUAN SHQIPTARËT. DHE NËSE, KJO NUK QËNDRON MBETET ATA TË SQAROJNË SE PËRSE I MORËN DEKORATAT NGA ORGANET KRIMINALE SERBIANE. VETËM KENI KUJDES, MOS U BËNI GAZ I BOTËS, SI THEMI NE, MOS U BËNI HORRË. EDHE TI CUBI I VV-së DARDAN MOLLIQAJ, MOS E LË PA I LEXUAR. MORE VESH, MORA THUAJ!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot) 

22 orë e 1 minuta më parë
24/01/18