Këta shqiptarë u vranë dhe këta milicë kriminelë serboshqipfolës u dekoruan

Këta shqiptarë u vranë dhe këta milicë kriminelë serboshqipfolës u dekoruan
  • 19 December 2017 - 08:38

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani

Vrasjet në pranverën e vitit 1989 në Zhur dhe në Kosovë

Dil në pazar si burrat, ti cubi i "Vetëvendosjes" Dardan Molliqaj, dhe lidhi kijet në pazar me mua, se të kam çuar fjalë publikisht, jo vetëm ty, por edhe bandës "Pronto" dhe ish-kopilit të Titos, dhe krahut te djathtë të rrahmanzinjve, Isa Mustafës. Ku jeni strukur ju derdimenë, zuzarë e shushunja? Të gjithë këta emra që janë këtu, le të kërkojnë sqarim tek unë dhe që natyrisht mbaj përgjegjësi morale, penale dhe juridike për ato që shkruaj. Autori i shkrimit u dënua me tetë (8) vjet burg të rëndë, por kërkohej dënimi prej dhjetë vjetësh deri me vdekje, si organizator dhe kinse autori ka shtënë me arme në policin, duke marrë lëndime. Kjo, sipas milicit serb Ilaz Avdiu, ku thotë: Ka pasur të shtëna armësh nga ana ime, lexo: Ekstrakt nga vendimi i gjykatës. Për të parë më mirë këta me shkrim e me vulë origjinale gjenden në google, me titull:"Udbashët dhe tradhtarët në zonën kufitare"

TË VRARËT

Në vjeshtën e vitit 1988, kishin shpërthyer demonstratat gjithëpopullore në Kosovë, për të mbrojtur edhe atë copë autonomie që ia mori Serbia fashiste. Kurse, në marsin e vitit 1989, Kosova në çdo cep të saj u ngrit i madh e i vogël, edhe pse rreziqet ishin të mëdha. Populli nuk trembej dhe e kishte ndarë mendjen :"JA VDEKJE,JA LIRI". Serbia fashiste zbarkon në Kosovë mijëra ushtarë dhe milicët më të rrezikshëm për të shtypur masën popullore. Agjentët e UDB-së, ditë e natë nuhatnin gjurmët e atdhetarëve dhe dëgjonin edhe frymëmarrjen e tyre, për t´i vrarë e për t´i burgosur. Zhurianët, sipas traditës, herët në mëngjes, ditën e martë, më datën 28 mars 1989, u ngritët i madh dhe i vogël për të protestuar dhe dolën në qendër të fshatit. Mirëpo, langonjtë dhe zagarët që i kemi shkruar në shkrimet e mëparshme, lajmërojnë qendrën e kriminelëve në Prizren, Stacionin e milicisë për t´ia mësyrë Zhurit. Zhurianët nuk zmbrapseshin dhe zagarët e tjerë të milicisë kriminale kërkojnë përforcime për t´ia mësyrë Zhurit heroik, që i kishte bërë konak të gjithë atdhetarëve, që nga Hasan Prishtina,Abdyl Frashëri e shumë të tjerë, lexo librin e autorit:"Vërrini nëpër luftëra". Kjo bandë kriminelësh e milicisë serbianë, por, mjerisht edhe shumë shqipfolës, denbabaden argatë të qarqeve shoviniste serbiane, që nga koha e Drazh Mihajlit dhe Aleksandër Rankoviqit, qenit plak Titos e deri te kasapi i shqiptarëve të Milosheviqit. Zhuri ishte rrethuar nga gjakësorët dhe pushkagjinjtë serbo-çetnikë dhe langonjtë e zagarët shqipfolës, nga toka dhe ajri. Nga toka qindra milicë e ushtarë, snajperë ishin me rroba kamuflazhi "Bri" dhe "Çej",GJAKËSORËT E PAJISUR ME ARMË KALASHNIKOVË DHE MITRALOZË, NGA AJRI FLUTURONIN SHUMË ULËT AVIONËT LUFTARAKË "MIG" DHE HELIKOPTERËT. Si i thonë fjalës, zotëronin armatimin më modern të luftës. Pas pak vjen kordoni i vdekjes me autobus me targa të Beogradit dhe pa një pa dy, zbrazin dhe gjuajnë drejt e në masë,pa asnjë tentim paralajmërimi ose tentim të shpërndarjes, vetëm njëri prej tyre urdhëron në serbishte:"PUCAJ U MASU ,JEBAM VAS ALBANSKU MAJKU" DHE MITROLOZËT, SNAJPERËT DHE PUSHKAGJINJTË PLAGOSËN 52 DHE VRASIN NË LULE TË BALLIT TRE ZHURIANË, KUSHËRINJ TË MI QË ME DUART E MIA IA SHTROJ SHTRATIN E VDEKJES. Vriten: Xhemshit, Xhylbehar dhe Ajrim Badallaj. Ky i fundit, Ajrimi, ishte nxënës i klasës së pestë. Të gjithë i kishte marrë plumbi në ballë,jo pas shpinës, në ikje. Edhe pse kishin armë të rënda, zhurianët me sëpata dhe mjete të tjera dëmtojnë autobusin e kriminelëve të Beogradit dhe veturën e milicisë me targa M-760-048. U varrosën nën rrethim dhe vëzhgim të ushtrisë dhe milicisë serbo-çetnike, por NUK HARROHET KUR AHMET CANABADALLAJ, KUR DOLËN DY KUFOMAT E DY DJEMVE I DREJTOHET MASËS ME FJALËT:"MOS U MËRZITNI, BURRA, MOS U MËRZITNI, BURRA!"

KËTA KRIMINELË DHE BANDITË JANË TË DEKORUARIT

Kryesia e RSFJ-së ME URDHRIN PËR TRIMËRI DEKOROI pas vdekjes Jetullah Kuçin dhe Miroljub Tanaskoviqin. Me të njëjtin urdhër u dekorua edhe Nuredin Ibishi, ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës, Jovica Milaçiq, Shaqir Krasniqi, Milutin Vukoviqi, Agim Beqiri, Rrahman Sylejmani, Svetozar Bajraktareviq, Zoran Koraqi, Musë Zejnullahu dhe Simon Vuçeniqi. Me Urdhrin e Punës me Kurorë të Argjendtë u nderuan Neki Ramadani, Ali Gashi, Radomir Vjeshtica, Danilo Vranjac, Radomir Jakshiq, Beqir Hoxha dhe Dushan Karanoviq. Me Medaljen për Trimëri u dekoruan Gani Syleviqi, Shemsi Zejnullahu, Elez Zaskoku, Zhivadin Banoviq, Rrustem Ramosaj, Milan Petroviqi, Radomir Mitiqi, Enver Sylejmani, Boban Kërstiq dhe Skënder Ademi. Me Medaljen e Meritave për Popull u nderuan Demë Mujaj, Aleksandër Pavloviqi, Dragoljub Radeviqi, Miomir Zdravkoviqi dhe Nikodin Zdravkoviqi. Me Medaljen e Punës Kryesia e RSFJ-së dekoroi Hasan Ahmen, Medi Berishën, Milosh Derediqin, Beqir Dervishajn; Muharrem Alitajn, Ejup Kastratin, Omer Kllapin, Lubica Kostiq-Milenkoviq dhe Faik Pajazitin. Dekoratat e Kryesisë së RSFJ-së i dorëzoi Bajram Selani,ushtrues i detyrës se kryetarit të Kryesisë së KSAK-së. Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të RSFJ-së me Plaketën e Sigurimit i dekoroi Mexhid Bexhirin, Shaban Avdiajn, Halil Blakajn, Vukadin Dragoviqin, Stojan Gjorgjeviqin, Adem Ymerajn, Dërgut Bibajn, Miodrag Jovanoviqin, Mujo Kujeviqin, Milan Jakoviqin, Xhibo Mehmed Ali, SYLË MILLAKUN, Rexhep Oroqin, Bllagoje Pantiqin, Stojan Preleviqin, Gjorgje Preleviqin, NENAD Raduloviqin, Enver Ramizin, Bardh Tahirin, Branislav Trajkoviqin dhe Veselin Tepaqeviqin. Plaketat e Sigurimit i dorëzoi Jusuf Karakushi, sekretar krahinor i SPB të Kosovës. Po ashtu, iu dhanë edhe Mirënjohje të tjera pjesëtarëve të Sigurimit, qendrave të sigurimit,drejtorive të sigurimit etj... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

Image

(Kosova Sot)