Shqiptaret e duan miqësinë me SHBA-në

Shqiptaret e duan miqësinë me SHBA-në
  • 09 January 2018 - 07:59

Ndërtimi i shtetit demokratik

SHKRUAN: MUHAMETKELMENDI

Shqiptaret janë të njohur si popull i traditës, i fjalës, i besës dhe i miqësisë ndër shekuj. Ata shquhen për çështjen e lidhjeve miqë- sore dhe për atë edhe veprojnë, qoftë edhe me jetë. Për shekuj të tërë bënë kërkim të miqësisë. Dhe nga kjo, në shekullin e lënë pas, u krijua një lidhje e fortë kryesisht me SHBA-në dhe me shtetet perëndimore që ishin të NATO-s. Lidhja e tille vazhdon edhe sot. Në këtë anë shqiptarët janë mirënjohës ndaj tyre dhe në veçanti ndaj SHBA-së, e cila i ndihmoi dhe së bashku me miqtë po ndërtohet një shtet demokratik. Tash kanë ardhur disa çështje në zhvillim. Ishte Demarkacioni. Është aktualisht Gjykata Speciale dhe pritet që edhe çështja e ndërtimit të Asociacionit të Komunave Serbe të bëhet diskutim. Miqësia respektohet, por në këtë miqësi shtrohet çështja: Ka po shkon Kosova?

1. Me Demarkacionin me Malin e Zi ka fakte se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë tokë! Pse duhet respektuar mendimet dhe qëndrimet kundër këtij fakti. SHBA-ja e di se mbi tokat shqiptare janë zgjeruar dhe ndërtuar shteti serb, maqedonas dhe malazez. Janë me dhjetëra e mijëra kilometra katrorë të spastruara nga shqiptaret dhe të asimiluara nga këto shtete sllave. Pse edhe kjo humbje?

2. Gjykata Speciale është për mua parimisht e drejtë. Nuk jam për shfuqizimin e kësaj gjykate. Përkundrazi! Jam për zgjerimin e kompetencave që kjo gjykatë të ndjekë dhe dënojë edhe krimin dhe terrorin serbomadh; gjenocidin e bërë në Kosovë nga kriminelet dhe shteti serb. Janë me mijëra kriminel të tillë të padënuar në Serbi që enden dhe qeshen me faktorin ndërkombëtar se si për disa veta ndërton gjykatë e për gjenocidin serb nuk bën asnjë gjykatë. Mbi 20 mijë femra shqiptare janë të dhunuara e të masakruara nga kriminelët serbë. Kjo shifër flet shumë për energji të madhe kriminale serbe. A u kap ndokush? Askush! As edhe një kriminel nuk është dënuar. Po ku mbetën rreth 13 mijë shqiptarë të mbytur e të masakruar? Sa u dënuan? 27 kriminelë serbë. Qesharake. Duket se ata paskan qenë supremenë dhe kanë arritur atë dhunë terroriste ndaj popullit shqiptar. Ku mbetën dëmet në miliarda dollarë të bëra në Kosovë nga ushtria dhe policia serbe? Sa dëme u riparuan? Nuk u dha nga shteti serb as edhe një euro. Çfarë të thuhet për dëbimin e një milion shqiptarëve me dhunë e terror jashtë vendit në vitin 1999. Kush u dënua nga ushtria, nga policia dhe militarët serbë? Askush! Sepse, shqiptarët qenkan dhunuar nga hienat serbomëdha dhe paskan ikur jashtë tokave të tyre. Këto janë fakte që po rëndojnë shqiptarët. Shqiptarët janë për Gjykatë Speciale, po për një gjykatë jo raciste, por demokratike dhe ligjore, e ku do të përgjigjen edhe kriminelët serbë.

3. Asociacioni serb në Kosovë me konditat e marrëveshjes së bërë të vitit 2015 ndërton shtet serb. Këtë e ka anuluar Gjykata Kushtetuese. Mbi 23 nene i gjeti në kundërshtim. Dhe, gjykata kërkon një respektim strikt të verdiktit të saj, pa e ndërtuar një pushtet të veçantë me një njësi shtetërore të re. Këtë e kundërshton kombi shqiptar. Në këto kondita miqësia është e mirë për të ruajtur! Por si? Njëanshmërisht nuk ka besë dhe moral miqësia. Ajo kërkon palë të dyfishta dhe të barabarta. Jo vetëm për miqësi, por për liri dhe të drejta njerëzore, është mirë që Quinti të marrë gjithashtu një qëndrim për shtetin serb sa u përket çështjeve që Serbia nuk po përgjigjet. Dhe këtë:

1. Për 1667 vetat e vrarë dhe të varrosur në Serbi;

2. Për heqjen dorë nga Asociacioni që shkatërron tërësinë territoriale të Kosovës;

3. Për kapjen dhe dënimin e krimineleve serbë për dhunën dhe terrorin e bërë ndaj shqiptarëve. Madje të kërkohet që dhunuesit dhe përdhunuesit e shumtë të kapen dhe të dënohen;

4. Te heqë dorë shteti serb nga bllokimet që po i bën Kosovës në botë, para OKB-së dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë;

5. Të kërkohet që të bëhet dëmshpërblimi për dëmet materiale dhe morale të shkaktuara nga okupatori;

6. Të kërkojnë që Kosova Veriore të inkuadrohet në pushtetin e Republikës së Kosovës;

7. Të kërkohen që urgjentisht të gjenden të varrosurit shqiptarë në Serbi dhe

8. Të kërkojë që edhe shqiptarët në Kosovën Lindore që janë nën sundimin serb të trajtohen mirë dhe në mënyrë demokratike. Miqësia e kërkon këtë. Shqiptarët nuk e kërkojnë një mik si e ka Serbia Rusinë, ku në mënyrë fashiste mbrohen interesat sllavomadhe. Ne kërkojmë miqësi të barabartë. E kjo e kërkon që urgjentisht të lejohet që Ligjit mbi Gjykatën Speciale t'i shtohen nenet ku bëhet fjalë edhe për kapjen dhe dënimin e kriminelëve serbë për krimet e bëra në territorin e Kosovës. Kjo është miqësi dhe këtë duhet respektuar.

(Kosova Sot)