Oprah Winfrey iu mban ligjërata kandidatëve të vitit 2020 - Opinione - Kosova Sot
Oprah Winfrey iu mban ligjërata kandidatëve të vitit 2020

Oprah Winfrey iu mban ligjërata kandidatëve të vitit 2020

Shkruan: Jennifer Rubin 

FJALIMI RRËQETHËS

Thënia e të së vërtetës është arma më e fuqishme që e kemi

Shumicës së amerikanëve Trumpi nuk u pëlqen, por ata po ashtu janë të etur për diçka më të mirë. Ne do të përcaktohemi për një normalitet, por mirë do të na bëjë edhe pak frymëzim

Me fjalimin e saj rrëqethës të së dielës mbrëma, me rastin e ndarjes së çmimeve "Globi i artë", Oprah Winfrey ngjalli interesim jo vetëm te të pranishmit, por edhe në mediat sociale. Pa e përmendur presidentin Trump e as ndonjë gjë tepër politike, ajo mbajti një fjalim interesant: Ajo që e di pa dilema, është se thënia e të së vërtetës është arma më e fuqishme që e kemi. Dhe, unë veçanërisht jam krenare dhe e frymëzuar nga të gjitha femrat që kanë gjetur forcën që të flisnin publikisht, duke ndarë me ne ngjarjet e tyre. Secili prej nesh, në këtë dhomë, është i nderuar për shkak të rrëfimeve që i tregojmë dhe, këtë vit ne u bëmë rrëfimi. Ajo u deklarua kundër ndjenjës së vetë-vajtimit, sektarizmit, pendimit dhe poshtërsisë që karakterizojnë politikën amerikane në epokën e Trumpit. Mesazhi i saj ishte se ne që të gjithë jemi së bashku në një situatë të këtillë, duke shtuar se ngjarjet e abuzimit në vendin e punës janë universale: Kjo dukuri nuk e prekë vetëm botën e argë- timit. Ajo përfshin çdo kulturë, gjeografi, racë, religjion, politikë, apo profesion. Për këtë shkak, sonte dua t'iu shpreh falënderim të gjitha femrave që me vite janë ballafaquar me abuzim dhe sulme meqë ato, sikur edhe nëna ime, kishin fëmijë për të ushqyer dhe fatura për të paguar, si dhe ëndrra për të ndjekur. Janë këto gratë emrat e të cilave nuk do t'i mësojmë kurrë. Ato janë amvise dhe punëtore në ferma. Ato punojnë në fabrika dhe në restorante. Ato janë në akademi, inxhinieri, mjekësi dhe shkencë. Ato janë pjesë e botës teknologjike. politikës dhe biznesit. Ato janë atletet tona në olimpiadë dhe janë ushtaret tona në ushtri.

Nuk beson në teoritë e konspiracionit

Ajo përfundoi me njëfarë optimizmi vetë- afirmues i cili edhe e ka bërë yll. "Kam intervistuar dhe portretizuar njerëz që kanë përjetuar disa prej gjërave më të këqija të cilat mund të të ndodhin në jetë, por një cilësi, e cila duket se është e përbashkët për të gjithë ata, është aftësia për ta ruajtur shpresën për një të nesërme më të ndritshme, edhe gjatë netëve më të errë- ta tona", tha ajo. "Dua që të gjitha vajzat që janë duke na shikuar, ta dinë se një ditë e re është në horizont. Dhe kur dita e re më në fund do të fillojë, kjo do të jetë për shkak të shumë grave të mrekullueshme, shumë prej të cilëve janë të këtu në këtë dhomë sonte, dhe disa burra mjaft fenomenalë, që luftojnë shumë për të na siguruar që ata janë liderët të cilët mund të na dërgojnë në një kohë ku më askush s'ka nevojë të thotë "me too" përsëri ". Më pas filluan zërat, ca seriozë, e ca si shaka, rreth temës "Oprah për president". Por, më mirë sesa sistemi bankar ndaj ndonjë të famshmi tjetër miliarder, demokratët dhe republikanët që duan ta rrëzojnë Trumpin (apo ndokënd të llojit të tij) do të ishin të mençur sikur të identifikonin kualitetet që i demonstron Winfrey: • Ajo ka shpresë dhe është optimiste, duke mos besuar në teoritë e konspiracionit. Ajo nuk e karakterizon SHBA-në si distopi e as nuk i zmadhon sfidat të cilat vejnë në pyetje motivet e liderëve tonë. • Ajo është njohëse e mirë e historisë, megjithatë nuk është nostalgjike ndaj një të kaluare imagjinuese. Ditët e vjetra, të mira, nuk ishin të mira për një segment të madh të vendit. Ajo angazhohet dhe inkurajon të tjerët që të angazhohen drejt një unioni më perfekt. • Ajo e di se vijmë nga vende të ndryshme, por jemi në kërkim të cilësisë së përbashkët të njerëzimit - cilësive universale dhe ëndrrave të përbashkëta të të gjithë amerikanëve dhe njerëzimit. • Ajo e bën të qartë se nuk bëhet fjalë vetëm për të. Ajo nuk e paraqet veten si shpëtimtare ("Vetëm unë"), e as nuk thotë se këto gjëra rregullohen me lehtësi. • Ajo demonstron cilësinë më të rëndë- sishme për një lider politik - empatinë. Aftësia për ta parë botën nga këndvështrimi i të tjerëve, është hapi i parë kritik për liderët në një demokraci diverse. Vetëm kështu mund t'i zgjidhni problemet dhe t'i frymëzoni të tjerët që t'ju pasojnë. • Ajo me guxim mbron të vërtetën objektive dhe institucionet demokratike. "Ne po ashtu e dimë se është përkushtimi i paepur ndaj zbulimit të së vërtetës absolute, ajo që na bën të mos mbyllim njërin sy ndaj korrupsionit dhe padrejtë- sisë", tha ajo. "Tiranëve dhe viktimave, sekreteve dhe rrenave. Dua t'iu them se e vlerësoj shtypin më shumë sesa ndonjëherë më parë, derisa tentojmë t'i kalojmë këto kohë të vështira".

Modelimi i sjelljes

Fjalimi i saj, i mbajtur me elegancë, dukej, të paktën për një moment, ta largonte pezmin e shkaktuar nga Trump. Hej, kemi të bëjmë me dikë që mendon se shtypi duhet të shkruajë atë që ai dëshiron! Ndokush që e di se vitet 1950 nuk ishin momenti më i lartë në historinë amerikane! Ndokush me një fjalor të të rriturve dhe me strukturë të fjalisë! Para se të kthehemi në realitet, duke kuptuar se, ndoshta, duhet t'i kalojmë edhe tri vjet nën Trumpin, duhet të mendojmë rreth fjalimit të Winfrey-t si ligjëratë (mësim) në krijimin e një kulture alternative politike. Nëse Trump ose Trumpizmi do të jenë ende të pranishëm në vitin 2020, atëherë kandidatët anti-Trump do të duhet t'iu tregojnë votuesve pse nuk duhet ta votojnë Trumpin dhe pikëpamjen e tij. Për shembull, kritikëve të tij do t'iu duhet që të na e rikujtojnë se ne mund ta kemi një president i cili është i artikuluar, i edukuar, i mirësjellshëm, në kontakt me realitetin, që ka respekt ndaj institucioneve tona demokratike. Atyre do t'iu duhet që ta modelojnë sjelljen, por edhe vlerat që duan t'i shohin te të tjerët, duke ofruar një retorikë e cila është po aq frymëzuese, sa edhe Trump që është depresiv. Shumicës së amerikanëve Trumpi nuk u pëlqen, por ata po ashtu janë të etur për diçka më të mirë. Ne do të përcaktohemi për një normalitet, por mirë do të na bëjë edhe pak frymëzim. 

(Kosova Sot) 

1 orë e 5 minuta më parë
20/11/18