Bosët e krimit u mblodhën në Hajvali, te pro-rusi Behgjet Pacolli! - Opinione - Kosova Sot
Bosët e krimit u mblodhën në Hajvali, te pro-rusi Behgjet Pacolli!

Bosët e krimit u mblodhën në Hajvali, te pro-rusi Behgjet Pacolli!

Skandali i madh për zhvendosjen e institucioneve

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Parmbrëmë, ndodhi skandali dhe turpi i botës. Paria e Kosovës, e dalë nga kanalet mafioze të nëntokës kriminale dhe assesi me votën e lirë të sovranit, përbuzën institucionet e vendit dhe i priti në konak gjysmë-analfabeti dhe pro-rusi, dhëndri i tyre, Behgjet PACOLLI. Dihet se Behgjet Pacolli është njeri i dështuar politikisht, por ky matrapaz, për interesa të tij personale, është ngjitur në skenën politike vetëm me anë të parasë, se përndryshe është shumë i papjekur politikisht, primitiv, që është dëshmuar po ashtu si t´i lë krushqit në rrugë dhe është tepër i pabesë. Behgjet Pacolli, që deri dje thoshte se Kosova nuk mundet pa Serbinë, i kishte grishur të gjithë kopilët dhe bosët e krimit për të darkuar atje, në Hajvali. Bosët e krimit pa një pa dy kishin pranuar, që do të thotë se këta ishin privatisht atje, duke i përbuzur institucionet legale të Kosovës. Bosët e krimit, që e kanë kapur pushtetin, darkonin dhe ngrinin dolli këta vagabondë shkuar vagabondëve, me pjata e gota që një kushtonte qindra euro, ndërkaq popullit jashtë varfëria e skajshme ia ka goditur mish e asht, mbledhin ushqim nëpër kosha të plehrave. Dhe, jo vetëm kaq, por këta bosët e krimit ngrehnin dolli dhe zgërdhiheshin.

Pasurinë e fituan me vjedhje

Shih për këtë, në këtë dyzen ahengu, që i ngjante darkave të Kremlinit të carëve rusë, merrnin pjesë edhe pashai i madh, Hashimi i Brojës, Kadri Topuzi, pleqnar i Kuvendit, Ramush Haradinaj, Rambo, që vajtonte deri kur u bë kryeministër i kësaj qeverie të turpit që ia kalojnë edhe Amerikës, Kinës e Indisë. Natyrisht se aty ishin mbledhur edhe ca këlysh të tjerë që hanin ndonjë asht. Bënin sevda, si në sheshin e kuq, këta matrapazë, cuba dhe hajna, që deri dje nuk kishin bërë asgjë nuk kishin nga pasuria, bile nuk kishin as brekë e çorapë për të veshur dhe pas luftës me hajni u bënë si Abramoviqi i Rusisë, multimilionerë, kur dihet se me një rrogë kurrën e kurrës nuk do e ngopnin as barkun me bukë. Këta që ishin mbledhur te pro-rusi dhe dhëndri rus, udhëheqin rrjetin e organizuar të krimit të nëntokës kriminale, rrjet shumë më i rrezikshëm jo vetëm në Kosovë dhe Ballkan, por edhe me gjerë. A kemi fakte për ketë që po e them? Natyrisht se po dhe shumë. Të marrim një nga një nga këta banditë shkuar banditëve që ishin aty ulur në tryezat e caristëve, se çka kishin këta hajna dhe matrapazë para luftës? Pra, flisni se çka kishit ju vagabondë, para luftës nga pasuria? E di, kishin nga një gomar, ndonjë kalë dhe eventualisht nga një lopë ose dhi. Ose edhe më mirë për të vërtetuar se këta vagabondë dhe hajna që e vodhën popullin vetëm një gjë kërkonin nga këta: jepeni një foto se çfarë shtëpie keni pasur? Dhe kaq. Do të shihni se kanë pasur kolibe ose ta zëmë stallë lopësh dhe jo më shumë. Kurse shikoni sot këta hajna, vagabondë, banditë shkuar banditëve, se çfarë shtëpish kanë. Nuk i kanë as Bill Klintoni e as Barak Obama. Dhe, nga erdhi kjo pasuri. Flisni idiotë shkuar idiotëve. Dhe, nuk po flasim fare për pasurinë që kanë krijuar me vjedhje dhe që kanë siguruar për dhjetë-njëzet breza të paktën: Por, kur t´i shtohen se çfarë veturash ngasin rrospitë e tyre, çfarë orë dore kanë, çfarë çizme leopardi, që nuk i kanë zonjat botërore. 

Pazaret kundër qytetarëve

Kopilët në këtë sallë cariste, si të ishte në Kremlin, ishin takuar për interesa të tyre personale, si të vidhet në të ardhmen, por së pari ata matën pulsin duke thënë se të barten institucionet e shtetit në afërsi të Kremlinit, komshi me dhëndrin rus, Behgjet Pacollin. Të fillohet me ndërtime që sërish mafio-oligarkët të plaçkitin vendin deri në vdekje. Këtu u takuan për pazare kundër vendit tonë. Të gjithë mafiozët, bosët e krimit, mafiooligarkët, ishin aty për ndarjen e pazareve. Mos mendoni se për interesa të popullit. Nuk po flas për këtë propozim, se këta vagabondë kanë lënë NAMIN dhe nuk e lejoj veten të bie në nivel idiotësh. Dhe, kësaj radhe vendosa ta mbyll ketë shkrim, se pardje në Hajvali u takuan bosët e krimit të nëntokës kriminale, këta kopilë janë takuar për kopilhane. Për mua nuk janë institucione shtetërore, kurse për ju nuk e di!

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)

22 orë e 34 minuta më parë
18/08/18