Historia dëshmon se shqiptarët ndëshkuan kombin e vet në mungesë të unitetit?

Historia dëshmon se shqiptarët ndëshkuan kombin e vet në mungesë të unitetit?
  • 09 February 2018 - 09:07

Më shumë se kurrë, kemi nevojë për një mëvetësi, unitet dhe marrëveshje shqiptare 

Skënderbeu pati synim me shpatë në dorë për "Evropën dhe pro Perëndimit", sikurse edhe Nënë Terezën me virtytet humanitare e njohu bota, por edhe Ibrahim Rugova me penë dhe Adem Jashari me pushkë u përpoqën ta rreshtojnë këtë popull në mesin e familjeve të Evropës dhe ndaj Perëndimit

SHKRUAN: LUAN ASLLAN DIBRANI 

Historia më se miri tregon ecurinë, nëpër etapat e saj, të moskrijimit të unitetit kombëtar asnjëherë në zhvillimin e saj! Shqiptarët lanë veten të mbuluar nga pluhuri dhe harresa e manipuluar dhe diktuar nga politika monarkiste, komuniste dhe më në fund këto "demokratike"!?... Gjithmonë kishte frekuenca fërkime dhe dilema nga toborre të ndryshme vepruese - në atë të shpërbërjes në aleancë me armiqtë. Në anën tjetër edhe në atë të lartësimit dhe të ekzistuarit si komb duke u sakrifikuar një varg veprimtarësh në interesin e tij për ta ruajtur, për mos zhdukje! Etërit tanë dhe patriotët e Kombit ishin në udhëkryqin, i cili u sulmuar përherë në sinjalizimin e zhdukjes nga faqja e dheut ky popull duke pasur nën sqetull shërbëtorët e tij "shqiptarë"për interesat e të tjerëve. Skënderbeu ishte i pari qe e nuhati aleancën tradhtare të kombit me forcat e huaja siç ishin ato të perandorisë osmane që u përdorën kundër popullit tonë më egër se ndaj të tjerëve. Figura dhe emri i tij ka mbetur si vlera më me zë për ta bërë një popull të lartësuar duke luftuar dredharakët dhe tradhtarët nga vet radhët e shqiptarëve !?...

Baballarët tanë vigjilent

Më së miri historia dëshmon se shqiptarët ndëshkuan kombin e vet më shumë, edhe se vetë pushtuesit që kishin ardhur për një gjë të tillë për ta poshtëruar e gllabëruar. "Interesat personale shumë mirë na e rikujtojmë tradhtinë që i bënë vetë shqiptarët madje edhe nga farefisi i ngushtë Skënderbeut, që për fat të keq edhe tani po e përcjellë një gjë e keqe këtë popull që kurrë nuk mund e din se kush, kujt i shërben"? Skënderbeu pati synim me shpatë në dorë për "Evropën dhe pro Perëndimit", sikurse edhe Nënë Terezën me virtytet humanitare e njohu bota,por edhe Ibrahim Rugova me penë dhe Adem Jashari me pushkë u përpoqën ta rreshtojnë këtë popull në mesin e familjeve të Evropës dhe ndaj perëndimit. Baballarët tanë u treguan vigjilentë, që gjerat elementare i përzgjodhën pro Evropës dhe perëndimit, sidomos me rastin e alfabetit, duke ja kthyer shpinën atyre grek, arab e sllav, por morën atë latin që sot jemi të kuptueshëm dhe të privilegjuar edhe nga të tjerët në Evropë. Sot shqipja është një gjuhë indoevropiane, që dha shumë nga vetja dhe fjalët tona sot përdoren edhe në gjuhët e botës. Ata përzgjodhën sistemin qeverisës atë republikan. Populli shqiptar ishte ndër popujt më të persekutuar dhe të terrorizuar nga pushteti otoman, ajo u theksua më shumë se tek popujt e tjerë që edhe sot me miliona shqiptarë jetojnë në Turqi edhe pa më të voglën të drejtë! Historia e dëshmoi se shqiptarët ishin hyzmeqarë të pushtetit otoman më shumë se popujt fqinj, prandaj si pasojë e asaj kohe shqiptarët mbetën të shpërndarë në disa shtete të Ballkanit. Dikush edhe sot në politiken ditore po bëhet argat i huaj, pa vizion kombëtar, madje edhe shërbëtor mercenar për të bërë luftëra në vendet e huaja, kur llogaritet se vendi ynë ka mbetur, një Shqipëri që rrethohet nga shqiptarët, fqinj me Kosovën, Çamërinë në Greqi, Plavë, Guci e Ulqin me Malin e Zi, me shqiptarët në Maqedoni, Lugina e Preshevës, Medvegjen e disa zona me shqiptarë në Serbi. Sërish si Etërit tanë themelues të dikurshëm të vlerave kombëtare edhe ne sot kemi të njëjtin udhëkryq të përplasjes drejt " Lindjes apo Perëndimit", por rruga jonë është me Perëndimin, ku është perspektiva, kultura, ekonomia dhe ardhmëria jonë duke e lartësuar dhe ruajtur aleancën tonë në krye me SHBA-në. Më shumë se kurrë, kemi nevojë për një mëvetësi, unitet dhe marrëveshje shqiptare për interesin kombëtar. Kemi nevojë për një "Pakt dhe Vizion të Ri" drejt Bashkimi Kombëtar. 

KEMI NEVOJË PËR NJË "PAKT DHE VIZION TË RI" DREJT "BASHKIMI KOMBËTAR

(Kosova Sot)