Epoka e Rankoviqit për deportimin e shqiptarëve me dhunë në Turq - Opinione - Kosova Sot
Epoka e Rankoviqit për deportimin e shqiptarëve me dhunë në Turq

Epoka e Rankoviqit për deportimin e shqiptarëve me dhunë në Turq

Grabitja e tokave shqiptare (3)

SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAMI 

Më 28 VI 1948 për antifashistët shqiptarë në Jugosllavi do të fillojë nata e Bartolomeut. Gati asnjë shqiptar nuk ka qenë Stalinist, por i rreshtuar pro Shqipërisë. Do të pasojnë mizori jo vetëm ndaj kuadrove politik, por ndaj tërë popullit. Tito, Rankoviq, Kolishevski, do ta themelojnë një qeveri marionetë në Shkup, e cila duhej me grushtet ta merrte pushtetin në Tiranë më 1949 (Apostol Tanefi-AHMET Zogolli II sepse A. Zogu i kishte ngjarë në dhjetor 1924 dihet si dhe pse); Do të pasojë letra e 2 shtatorit 1949 e Enver Hoxhës drejtuar Partisë Bolshevike se Shqipëria se:" nëse Jugosllavia e vazhdon terrorin ndaj shqiptarëve në Jugosllavi, ajo i ka vënë trupat e gatshme në kufi për intervenim ushtarak. Në anën jugosllave, do të fillojë epoka e Shtabit Rankoviqit, Stefanoviqit, Llukiqit dhe Cervenkovskit (1951) për deportimin e shqiptarëve me dhunë në Turqi, duke realizuar Konventën e vitit 1938. Tito për ta inkurajuar bandën e Rankoviqit, në mars 1953 do ta nënshkruaj Marrëveshjen xhentëlmene me Fuad Kyprilinë (MPJ.i Republikës Turqisë) në Split.  

Do të fillojë një etapë e programuar "Metlla" për t'i shfarosur shqiptarët; do të fillojë burgimi i të gjithë NDSH-istëve që i rezistonin regjistrimit të shqiptarëve "turq", me dhunë shtetërore. Kështu, nga 1947 turq më 1948, më 1953 kjo shifër do të arrijë në 54000 persona të "deklaruar.

Etapa triumfaliste shqiptare për ta avancuar Kosovën në Republikë më 1967

Do të fillojë një etapë e programuar "Metlla" për t` i shfarosur shqiptarët; do të fillojë burgimi i të gjithë NDSH-istëve që i rezistonin regjistrimit të shqiptarëve "turq", me dhunë shtetërore. Kështu nga 1947 turq më 1948, më 1953 kjo shifër do të arrijë në 54000 persona të "deklaruar". Do të reagojë një pjesë e kuadrove shqiptare më 1954 të drejtuar nga Fadil Hoxha dhe Ismet Shaqiri, por tragjedia metastazonte me dirigjimin e titistëve; më 1955/6 gjatë dimrit do të pasojë i ashtuquajturi aksioni i armëve; më 1956 do të inskenohet Procesi i Prizrenit; më 1957 do të arrihet që Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Panajot Plaku (AHMET ZOGOLLI III), përmes agjentëve të Hrushqovit të arratiset në Jugosllavi; do të pasojë më 1958 burgosja e Adem Demaçit dhe tentimi për t` i mbyllë të gjitha shkollat shqipe, me pretekst se nuk ka kuadro; do të pasojë reagimi shumë i ashpër i R. P. Shqipërisë në OKB për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi;Do të pasojë reagimi i papresedan trimërie i Prof. Ali Hadrit, Prof Hasan Mekulit dhe Prof. Salih Nushit, të cilit (reagim) do t` i bashkëngjitet Fadil Hoxha kundër mbylljes së shkollave shqipe në Kosovë; Do të pasojë dalja e Shqipërisë nga Pakti i Varshavës, de fakto me 1960, për çka Jugosllavia do të trimërohet; Do të pasojë etapa e përgatitjes së rrëzimit të Rankoviqit nga pushteti (1962-1966), sepse e kishte rrezikuar tërë pushtetin dhe paraqet kërcënim për grusht-shtet kundër Titos, pra nuk ishte çështja shqiptare në pyetje në Brione më 1966 fare; Do të pasojë një etapë triumfaliste shqiptare për ta avancuar Kosovën në Republikë më 1967; do të pasojnë si legjendë e djalërisë shqiptare, Demonstratat kombëtare shqiptare më 27 XI 1968 të cilat Orhan Nevzati dhe Kadri Reufi do të përpiqen të yshtur prej arinjve udbashë të "fjetur" ta nominojnë demonstratën si "kontrarevolucion"; do të pasojë aprovimi i Ligjit Kushtetues i Kosovës(pra jo më Statut) në shkurt 1969; do të themelohet Universiteti i Prishtinës më 1970; aprovimi i Kushtetutës më 1974; Do të pasojë kontrata ofensiva serbiane me "Librin e Kaltër" 1976; me nominimin e Demonstratave kombëtare shqiptare më 1981 si "kontrarevolucionarë ", me të cilat demonstrata do të shënohet Etapa e parathënies së UÇK-së do të pasojë aprovimi i Platformës për Kosovën më 1981; do të pasojë Memorandumi i A Serbe më 1986; i shëtitjes së "kufomës Princ Lazarit" nëpër Jugosllavi më 1987- 1989; do të pasojë grushtet i Serbisë më 23 mars 1989. Me serbo çetnikët e ngjyrosur si komunist, nuk zgjidhnin mjete; do të themelohen shumë parti politike shqiptare më 1989 e tutje. Por realiteti po tregonte se vetëm lufta e drejtë e UÇK-ës, e zgjodhi nyjën e gordiane, pavarësimin e Kosovës. Kjo luftë historikisht e fillon Epokën e Neoluftës në tërë Globin.

Rruga e tradhtisë

Por të kthehemi prapa në një segment tjetër historik të tradhtisë titiste ndaj shqiptarëve. Pas Statutit të Kosovës më 1953, më 17 tetor 1957 në Beograd mbahet një plenum i KQ LKJ, ku Eduard Kardel do të ligjërojë për: "Çështjen nacionale në Ballkan". Ndër të tjera do të thotë: "Është e natyrshme që ne Sllovenët do të orientohemi në të ardhmen kah fqinjët tanë, Serbët do të rreshtohen kah bullgarët dhe rusët ortodoks". Dobrica Qosiqi nga ulësja: "Po shqiptarët kah do të rreshtohen, e kam fjalën për shqiptarët tanë"? Kardeli: "E natyrshme që shqiptarët, do rreshtohen për t` iu bashkuar Shqipërisë, sepse Jugosllavia është krijesë e kohës imperializmit më 1919". Kosova në vijim do të aprovojë statut më 1963. Kurse në shkurt 1969 miraton Ligj Kushtetues. Në vijim më 1974 miraton Kushtetutë. Këtë akt juridik Serbia do të përpiqet ta defaktorizojë me "Librin e Kaltër" më 1976. "Librin e Kaltër" e vizaton si kundër ligjshmëri obligative "Memorandumi i Akademisë serbiane" më 1986. Ky rreshtim komunisto-çetnik serbian do të luftojë nga viti 1974, për ta sjellë Kosovën më 23 mars 1989, sërish si koloni klasike serbiane. Rruga e tradhtisë siç shihet ishte e pashkëputur në të gjitha kohët. 2. Si provohet,më 2017, të tradhtohen shqiptarët përmes titizmit të përpunuar? ( Lansimi i tradhtisë së sërishme serbiane me regjinë ruse) Pushtetarët e Serbisë (Vuçiq- Daçiq plus KOS me agjenturat ruse) sot, po provojnë sërish me metoda të vjetra, të reja, ta tradhtojnë udhëheqësinë e Kosovës, aq më parë kur KOSOVA është nën presionin e Gjykatës Speciale të Dik Martinoviqit (gjykatë raciste për ta defaktorizuar Republikën e Kosovës. Këtu është qëllimi). Në këto mjegulla, Presidenti i Kosovës ka krijuar një institucion mjegull: "Për të vërtetën dhe pajtimin". Tendenca e Presidentit Kosovës është lideriste dhe: "nuk i jep pesë pare" për përfundimin, ashtu si në Rambuje, në Kumanovë, në Vjenë, në fusnotë në asteriks, në demarkacion, në Gjykatën Speciale, në Asociacionin serbian (shteti në shtet me 23 shkelje të Kushtetutës Republikës Kosovës )etj. 

EDUARD KARDELI: E NATYRSHME QË SHQIPTARËT DO TË RRESHTOHEN PËR T` IU BASHKUAR SHQIPËRISË

16 orë e 14 minuta më parë
24/05/18