Bisedimet në Rambuje, Vjenë e Bruksel (1999-2018)

Bisedimet në Rambuje, Vjenë e Bruksel (1999-2018)
  • 27 April 2018 - 08:03

Epopeja e lavdishme e UÇK-së shndërrohet në aventurë bisedimesh (1)

SHKRUAN: PROF.DR.HAKIF BAJRAMI

A ka mundësi praktike që ta shpëtojmë Kosovën nga sulmet gjenocidale të Serbisë neofashiste, me luftën tonë të drejtë argumentohet se po. Por, a e kthyen bisedimet e analfabetëve tanë ideologjikë (partiakë) fitoren e pastër si loti në aventurë, prej së cilës do të dalim disi të lagur dhe të dytësuar po del se po. Askush nuk na ka detyruar ta nënshkruajmë letrën në Rambuje, ku thuhet se 11000 policë dhe ushtarë serbë mbesin në Kosovë; se sovraniteti i Jugosllavisë nuk diskutohet; askush nuk na ka detyruar ta pranojmë termin neofashist "diskriminim pozitiv" në Vjenë të imponuar nga Mati Ahtisari, që një pakicë, e cila njëqind për qind identifikohej me makinerinë vrastare të Millosheviqit, i cili do të dënohej përjetë- sisht në Hagë; askush nuk na ka detyruar me thikë në fyt në Vjenë… që të pranojmë se Ushtrinë e Kosovës nuk mund ta bëjmë pa dhënë leje pakica serbe; askush nuk na ka detyruar ta pranojmë fusnotën në paraqitjet ndërkombëtare kur hapur edhe në Rezolutën 1160 të 31 marsit 1998, hapur argumentohet se kush është AGRESOR në Kosovë, sepse KS i OKB-së unanimisht e aprovoi, ku dominon Kaptina VII (, nenet 39,40, 41, 42 dhe 43 nga Karta e OKBsë), që do të thotë se Serbia do të bombardohet nëse vazhdon me krime; askush nuk i ndal injorantët tanë që zhvillojnë bisedime e që kurrë serbëve nuk ua përmendin se edhe REZOLUTA 1244 e 9 VI 1999 mbështetet edhe në Kaptinën VII të Kartës së OKB-së; askush nuk i ka faj Serbisë se na ka paditur në GJND dhe atje e ka marrë AUTOGOL. E këto fakte, plus krimet dyshekullore serbiane, askush nuk po dinë me sistem dhe me fakte arkivore t'ia numërojë, kuptohet nga karriget e OKB-së e deri në Bruksel. E kemi kthyer fitoren e merituar, e pastër si loti në aventurë "diplomatike-politike", për të fituar Hashim Thaçi , Isa Mustafa, Edita Tahiri, Blerim Shala, e kush jo, biografi në tragjedinë e kombit. Deri kur do të tolerohen nuk e di, por përmirësimet e gabimeve do të mbesin të pariparueshme. Lidhur me këtë, ndryshimi i kufirit të Kosovës për hatër të dikujt nuk është dashur të lejohet, aq më parë kur Mali i Zi tani e ka të njohur se sa herë i ka ndryshuar kufijtë në dëm të trojeve shqiptare. Nuk është fjala pra për miq, por është fjala se dikush që ka gjenetikë serbiane dhe në funksionin e diplomatit na e ka imponuar gverrin me një fqinj, kuptohet me prapavijë meskine, e cila më vonë do të kuptohet, por tani peshën e tradhtisë dikush po mundohet ta kthej në "biografi brilante", madje duke paguar gazetar të huaj, se këta vendorët nuk ditkan t'i kthejnë aventurierët në "lajm heroik". 

Shteti është bërë pronë e disa individëve

Le të mbetet ky shkrim si vërejtje hyrëse, sepse larg kemi shkuar, rruga ishte e gjatë, vonë ky popull do ta kuptojë, se kush na ka përfaqësuar në rreth të thatë! Kështu si po renditen ngjarjet sikur nuk ka mundësi që ta shpëtojmë Kosovën nga burokratët që e drejtojnë Republikën, ku nuk respektohet Kushtetuta, por në një mënyrë shteti është bërë "pronë e disa individëve" që mbajnë pozita udhëheqëse e që veprojnë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. E pabesueshme, në këto rrethana që janë stralluar disa persona në psikologjinë e disa pushtetarëve, që janë promovuar në despotë absolut! Moto e momentit aktual politik në Kosovë për sigurinë, këtu duhet të na shërbejë një thënie e Ernest Renanit ku e pikturon rolin e despotit: "Kushdo që dëshiron të bëjë histori, duhet ta harrojë historinë", që do të thotë mos t`i zbatojë ligjet demokratike shtetërore! Sot në shtetin më të ri në Evropë, që quhet Republika e Kosovës, ata që kanë pasur guxim të themelojnë parti politike, ose kanë themeluar ndonjë OJQ (të financuar nga nëntoka e jashtme, e çka jo!), zakonisht po flasin për historinë, për ndërtimin e shtetit, për të kaluarën dhe të tashmen, duke kërcënuar se nga froni nuk ka fuqi që i lakon. E historia, i ka disa detyra para veti si shkencë e mirëfilltë. Detyrat janë, që të objketivizojë çka ka ngjarë; si ka ngjarë? Me këto "objektivizime" mund të merret çdo intelektual që lexon dhe ka deri diku njohuri për një ngjarje, sepse vetë ka "qenë pjesëmarrës, ose e ka parë me sy dhe e ka dëgjuar me veshë". Por, askush përpos historianëve të mirëfilltë nuk mund t`i dalë në ballë kërkesës PSE ka ngjarë, si ka ngjarë, pse iks personi është bërë hero, ose tradhtar, pa e studiuar në ekip shkencor që ka përvojë së paku dhjetëvjeçare. Së paku për t`i dalë në ballë kësaj detyre duhet shkollim dhe hulumtime të thella nëpër arkiva, me program që është aprovuar nga institucioni profesional. Edhe në këtë nivel, sikurse te shkencat natyrore, konkludimi nuk ka pikë absolute. Shkenca pa pushuar zhvillohet. Bie fjala, sot nuk zgjat shërimi nga ndonjë operacion me javë e muaj... Por, atë operacion kirurgjik, kuptohet nuk mundet për ta bërë ndonjë amator. Kuptohet edhe profesionistit i duhet aparaturë kulminante, për ta kryer një operacion kulminant. 

Papagallët e arkivave

Pra, edhe në shkencat shoqërore duhen hulumtime permanente nëpër arkiva, për të ardhur deri te e vërteta objektive, sepse çdo dokument nuk është argument. Pra, dokumentet duhet objektivizuar gjithanshëm në rrethanat e kohës, kur janë krijuar dhe çfarë qëllimi kishin. Në lëmin (shkencën) e historisë sot po merret çdokush që i teket dhe flet, sidomos në televizion, radio dhe shtyp, e besa edhe nëse ka para private dhe klanore (politike) po merret me"histori", duke u fshehur pas sloganit se deri më tash "çdo gjë ishte e dyshimtë, pra na duhet kontra-historia". Dhe ky soj "historianësh" joprofesionalë është shumë i pranishëm kudo. E ata që po shkruajnë, që fare pak ose aspak nuk lexojnë, nuk e "mundojnë" mendjen e të shtrojnë pyetjen: "Ka hy ky papagall ndonjëherë në arkiva"? Jo, as nuk e dinë çka janë. Jo, historianë pa nja dhjetë vjet hulumtime në arkiva, nuk mund të bëhesh. Dhe, plus fakti se shqiptarët, duke mos pasur shtet, deri më 1912 ( e dihet çfarë shteti ishte dhe sa zgjati-hb), plus duke u ideologjizuzr shteti në vijim, sa më shumë që grumbulloheshin vitet në shekullin XX (bie fjala), e vërteta bëhej "absolute", po i pëlqeve drejtuesit totalitar, po edhe regjimit. Në fakt, në regjimet që janë sot demokratike, është tendencë infektive (antishkencore) që historia të konvertohet në sociologji. Këtë metamorfozë e kërkon një pjesë e të deformuarve në të kaluarën, këtë e kërkon sot konkretisht Turqia, madje edhe disa shtete perëndimore, për mizoritë e Perandorisë Osmane në viset shqiptare, duke na e përdhosur heroin kombëtar Gjergj KastriotinSkënderbeun; Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, Kryengritjet çlirimtare 1910- 1912. Pra rrënimi i historisë sonë në emër të një kauze "pozitiviste" (histori oazash) provon të defaktorizojë çdo kontinuitet të detalit historik. E dihet se nuk ka histori pa faktorin, detal dhe të përgjithshëm. Për defekte sidomos në historiografinë ruse, duhet të shkruhen vëllime e vëllime, sepse kurrë kjo historiografi nuk e ka pasur objekt të vërtetën, por gllabërimin, dhunën dhe kolonializmin. E vërteta, edhe ata historian shqiptar, që kanë shkruar në diasporë (1945- 1992), shkrimet e tyre janë të ngjyrosura me ideologji qoftë të majtë, apo të djathtë-njësoj. Në këtë ndarje nuk mund të lavdërohet askush. Dhe, kur t`i shtohet këtij fakti, se ata që arratiseshin nga Shqipëria Bregdetare, bie fjala në Jugosllavi (1949-1957), ose në Greqi, disi, për ata që ka bërë pasuri, dhe shikojnë nga bregu i diasporës, kurrë, kurrë, nuk e "kanë idenë" se çka u kanë thënë të huajve (jugosllavëve dhe grekëve, agjenturave të MI 6 etj.) nëpër kampet ku ata përpunoheshin me muaj. E këta të robëruarit (nga Jugosllavia) që shkonin në Shqipëri, ose në vendet e treta, harrohet se luftën është dashur ta bëjnë ose si Adem Demaçi, ose t` i përvjelin duart dhe të shkollohen, por asnjërës palë nuk ia kompenson përkushtimi patriotik "të vërtetës" për të kaluarën, nëse ka shikuar nga bregu substancën që i ka mbetur në vendlindje. Shkurt, për t`i shfajësuar të gjithë, arkivat tona nuk i kemi plot fakte. Por jo t`ua japim "vizën" e së vërtetës bie fjala të dhënave të një diplomati (shekulli XIX dhe XX, më herët është tjetër çështje?) që nëpër trojet tona kanë kaluar, apo ka qëndruar një diplomat dhe absolutisht ai duhet të ketë të drejtë, jo!. Këtij qëndrimi në filozofinë e historisë i thonë FATAMORGANË KONKAVE me kamatë atrofi apo insufiencë politike dhe ideologjike, pa e amnistuar specialistin vendor që të thotë e të shkruajë çka i teket, për interesa të regjimit. Dhe ne të vjetrit, që kemi jetuar në dy regjimet, nuk kemi qenë të "pabojatisur", por duhet luftë speciale që të lirohemi nga ngjyrimet, e çlirimi nuk mund të bëhet me "operacion cezarian", për një dekadë. 

Pasurimi familjar

Nuk është shkenca "lajm ditor gazetaresk", të cilin nëse e ka vënë në etër gabim, të nesërmen e demanton. Në shkencë "dëmtimi" vjen më ngadalë dhe me dhimbje të mëdha "muskulore". Në këtë dhimbje , në këtë "tajm bajndikg". Këtu ndahen rrugët: tradhtari në Tiranë beret hero në Prishtinë. Spiuni i arratisur në Jugosllavi (1949- 1957) bëhet hero i vërtetë pa asnjë argument në Tiranë. Bie fjala, si ta shpjegojë një amator "Rrugën e Regjimentit Kosova 1943-shkurt 1944", që bëri mizori të papara, duke i shërbyer Gestapos. Si ta shpjegojë atë rrugë sot historiani që i njeh dokumentet e PKSHsë, PKJ-së, Ballit, Legalitet, Lidhje Popullore shqiptare 1941- 1944,Qeverisë kuislinge shqiptare (shtator 1943-qershor 1944), e prijësi i asaj qeverie mban emër rrugësh në Kosovë. Madje ai i "Lidhjes Popullore shqiptare 1941-1944"jetonte në Beograd gju me gju me Millan Nediqin. Mbi të gjitha si është e mundur që katër prijësve të regjimentit famëkeq (sepse vrau e preu nga Shkodra e deri në Tiranë patriotë të pafajshëm, që lidhje nuk kishin me komunizmin, po ploja bëhej për hatër të Shmit Huberit!) e kur shkuan drejtuesit e këtij regjimenti në Beograd me i marrë RROGAT për katër muaj që kishin munguar nga puna si xhandarë të Nediqit, nuk iu mundësua që t`i marrin rrogat, sepse kishin munguar nga puna, për katër muaj (si xhandarë të qeverisë kusilinge të Nediqit). (Për këtë janë dokumentet serbisht, shqip dhe gjermanisht!). Dhe disa prej tyre falë pasurimit familjar sot (2018), ata nga një kastë folklorike janë shpallë "heronj", rrugët kanë marrë emra të tyre. Por emrat e brigadave ÇLIRIMTARE nga Shqipëria 12 shtator 1944 - qershor 1945, dhe drejtuesit e tyre madje fyhen dhe injorohen plotë- sisht. Kjo është histori injorantësh dhe duhet sa më parë objektivizuar? Ja një shembull. Sot një rrugë në Marsej të Francës e mban emrin e Gjeneral Veli Dedit. E ne për inate ideologjike e injorojmë luftën e Ushtrisë Shqiptare, që në ESENCË e shpëtoi Kosovën nga shfarosja që e planifikoi Vasa Çubrilloviqi më 3 nëntor 1944, "deri sa të zgjasin operacionet e luftës", sepse ashtu kishin vendosur të mëdhenjtë në Jaltë. Këtë shans serbomëdhenjtë donin ta shfrytëzonin. Nuk është pa prapavijë kur më 9 prill 1945 J. B. Tito i thotë delegacionit të Kosovës:"Ju 90% keni qenë me fashizmin dhe ne tani jua japim shansin që të tregoheni". Kjo do të thotë se jeni në mëshirën tonë serbianojugosllave. Posa të bisedosh me një kastë intelektualësh sot, historinë e kuptojnë sipas pasurisë. Një palë intelektualësh që nuk lexon asgjë e "harron" se Hasan Prishtina (Hasan Prishtina në Shqipëri deri më 1962 ishte i anatemuar. Ishte për faktin se më 1927 nuk kishte pranuar kërkesën e Fan Nolit, Bedri Pejanit, Ibrahim Gjakovës dhe Branko Merxhanit që të shkojë në Moskë si mysafir I V.J. Stalinit në dhjetëvjetorin e Revolucionit të tetorit. Në Shqipëri, aty kah mbarimi i vitit 1947, rastësisht ishte diskutuar veprimtaria e shkuarjes së delegacionit shqiptar në Rusi më 1927 nga Vjena. Aty, Mehmet Shehu do të klithë fjalën se Hasan Prishtina ishte kundërshtar i shkuarjes nga Vjena, në "prehër të Stalinit më 1927". Një anëtar i rangut të lartë politik, ku ishte edhe jugosllavi komunist, do ta lëvizë çështjen e do të avancohej Hasan Prishtina në komunist shqiptar më 1941, po të ishte gjallë"? Aty, pa ndonjë rend dite, do të reagojë Enver Hoxha: "Me siguri se Hasani komunist nuk do të bëhej, po të ishte gjallë më 1941, por bashkëpunëtor i fashizmit nuk do bëhej kurrën e kurrës". Me këtë "vulë" diskutimi ideologjik "historik" do të mbyllet. Por, Hasan Prishtina derisa Shqipëria do të largohet de-fakto nga "prehri i Kremlinit" -Pakti i Varshavës më 1960, Hasani do të mbetet "armik i mikut shqiptar". Më 1962 do të ketë "liri energjie" dhe Hasani do të plasohet aty ku e ka vendin.-Burimi: AVIIB.F.6+1=01 HP/1947/57/67/77), bashkë me Elez Isufin, Avni Rrustemin, Fan Nolin, Luigj Gurakuqin, Qemal Stafën, Emin Durakun… etj dhe "historia e "historianëve jeshilë" është plot madhështi për Ahmet Zogun, për Ceno Begun, për Tahir Kolgjini, madje Koçi Xoxën, Panajot Plakun… etj., por në këtë kolorit duhet të dihet se diçka mungon edhe për historianin e mirëfilltë, se i mungojnë të dhëna relevante, bie fjala të SIM-s italiane, Gestaposë, MI6, OZNsë, UDB-së,SSH-së etj. Mungojnë të dhënat edhe për kohën e okupacionit 1939-1944 dhe për pjesën e robëruar të kombit 1945-1999, dokumente ato që i ka grabitur okupatori dhe provon t'i mbajë në posedim për të gjetur tradhtar dhe eksponent nëse i jepet shansi. Dhe, kur t`i shtohet këtij realiteti pikturimi ideologjik i historisë në Shqipërinë Bregdetare (lexoni Histori e Shqipërisë, bie fjala vëllimi IV, Tiranë 1984, në 500 faqe tekst, 612 herë përmendet një emër, pa lejen e subjektit...tregon se diktatorët mund të vetëpromovohen, por edhe të avancohen nga ata lakej që e rrethojnë pushtetin. Kjo fushë nuk është shkencë e historisë. Nuk është larg këtij realiteti edhe "historia" për pjesën e robëruar 1945-1999, ku vakume dhe gabime kemi të gjithë, por jo tradhti, sepse librat kanë mbetur. Bie fala për librin tim Kosova 1918-1941, botuar në 1981, nuk do t'ia ndërroj asnjë germë as sot. Por nuk është çdo gjë që kemi shkruar aksiomë pastaj? Le të objektizohet e kaluara me argumente të reja, pra pa ideologji. (vijon)

(Kosova Sot)