Republika e Kosovës dhe Opinioni i GJND-së për Pavarësinë e Saj

Republika e Kosovës dhe Opinioni i GJND-së për Pavarësinë e Saj
  • 21 July 2018 - 08:00
SHKRUAN: MR.SC.ALBINOT MALOKU 

Efekti i mendimit të GJND-së për Pavarësinë e Kosovës se kjo pavarësi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të bindur shtetet hezituese mosnjohëse të kësaj pavarësie nuk u shfrytëzua sa duhet nga Republika e Kosovës dhe kjo ishte e meta kryesore me dëme jo pak të riparueshme. Pikëpamja kryesore është se Opinioni i GJND-së u provua të minohej nga Serbia e nuk u shfrytëzua nga Kosova


Përpjekje, sakrificë, luftë paqësore e të armatosur dhe të gjitha për një synim, për çlirimin e Kosovës. Përpjekje, orvatje, krime dhe gjenocid dhe të gjitha për një synim, për pushtimin e Kosovës. Janë këto përshkrimet që mund tu bëhen dy synimeve që ndajnë shqiptarët dhe serbët për Kosovën dhe rreth Kosovës. Rruga e gjatë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim të tyre dhe të vendit të tyre mbaroi më 1999, kurse më 17 shkurt të vitit 2008 qytetarët e Kosovës sakrificën e tyre e kurorëzuan me shtet dhe Kosova u bë Republikë. Shpallja e Pavarësisë për Kosovën nuk ishte fundi i daljes nga përpjekjet dhe orvatjet e Serbisë për ta penguar shtetin e ri dhe qytetarët drejt zhvillimit e prosperitetit si shtet e qytetar më meritor për të prosperuar. Orvatjet e Serbisë pas kësaj date ishin nga më të ndryshmet, duke filluar nga deklarata e saj për mosnjohjen e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, ndezja e pikave kufitare në Leposaviq dhe Jarinje e lobimi kundër njohjeve që po i bëheshin Kosovës. Mirëpo këto nuk ishin të gjitha ato aktivitete e orvatje të cilat fqinji verior i Kosovës i ndërmori. Disa muaj pas shpalljes së pavarësisë të Republikës së Kosovës, konkretisht në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtarja e saj, Republika e Serbisë kërkojë që të miratohej një rezolutë në AP të OKB-së përmes të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës sa i përket pavarësisë së Kosovës, nëse kjo kishte thyer të Drejtën ndërkombëtare.

Në procesin gjyqësor u respektuan të gjitha procedurat Në mbledhjen e saj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 63/3 të miratuar me votën e 77 vendeve, 6 ishin kundër, kurse 74 abstenuan, i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si organ kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që të jap një mendim këshillëdhënës. Pyetja e cila iu parashtrua GJND-së ishte "A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare?" Menjëherë pas kësaj procedure duke u mbështetur në Statutin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i dorëzoi Gjykatës dosjet me dokumentet të cilat kërkoheshin për të kërkuar përgjigje pyetjes së parashtruar. Serbia me tërë aparatin e saj shtetëror, akademik e kishtar u angazhua në planin e saj për ta penguar edhe në aspektin juridikndërkombëtar zhvillimin dhe njohjen e shtetit të Kosovës nga anëtaret e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por edhe nga organizata të tjera supranacionale, rajonale e globale. Procesi gjyqësor Serbia vs. Kosova pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë filloi punën e tij. Në procesin gjyqësor u respektuan të gjitha procedurat duke përfshirë afatet kohore të cilat ishin të nevojshme për paraqitjen e shteteve të interesuara për të marrë pjesë me deklaratat e tyre pro apo kundër. Shtetet të cilat morën pjesë me deklarata përveç dokumenteve me shkrim ato morën pjesë edhe në seancat dëgjimore. Për të prezantuar në gjykatë përveç palës e cila ishte e interesuar të dinte përgjigjen e pyetjes edhe përfaqësuesit e Republikës së Kosovës morën pjesë gjatë gjithë procesit. Mirëpo, pala nga Kosova përfaqësohej nën emrin: "Autorët e shpalljes së njëanshme të pavarësisë". Përfaqësuesit e Kosovës përveç që morën pjesë në seancat dëgjimore ata dhanë edhe kontributet e tyre me shkrim. Në fazën e parë të procesit 37 shtete dorëzuan deklaratat me shkrim, kurse në fazën e dytë 15 shtete paraqitën komentet ndaj deklaratave me shkrim. Në seancat dëgjimore mes 1 dhe 11 dhjetor 2009, argumentet e tyre i paraqitën 29 shtete. Rëndësia e veçantë e këtij procesi gjyqësor para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me seli në Hagë, është se ishte hera e parë në historinë e Gjykatës që të pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Federata Ruse dhe Kina) kanë marrë pjesë në një proces këshillëdhënës. Ekipin e Republikës së Kosovës e drejtonte eksperti ligjor Sir Michael Wood. Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk e cenon të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare Gjykata, përgjigjen e saj në lidhje me pyetjen e parashtruar, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e dha më 22 korrik të vitit 2010. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada në një seancë publike e lexoi mendimin e këtij organi të drejtësisë ndërkombëtare. Për të respektuar procedurat dhe rregullat e kërkuara, Gjykata së pari shtjelloi nëse kjo ka juridiksion për t'ju përgjigjur pyetjes së kërkuar. Neni 96 paragrafi 1 i Kartës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se "Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë nga GJND të jap mendim këshillëdhënës për çdo çështje ligjore". Gjykata ka konfirmuar që edhe pse një çështje mund të ketë karakter politikë, kjo nuk e privon nga karakteri ligjorë i çështjes për të vazhduar me faktin që Gjykata nuk brengoset me motivet politike të cilat mund të jenë prapa kërkesës ose nga implikimet politike të cilat mund ti ketë mendimi këshillëdhënës. Për të ardhur në përfundim që Gjykata ka juridiksion për të dhënë mendimin e saj. Mirëpo, organi kryesor i drejtësisë i OKB-së gjithashtu shqyrtoi edhe faktin nëse ka apo nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj për të mos u përgjigjur në pyetje. Para se të konstatojë se Gjykata në rastin në procedurë nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj, ajo konkludoi se motivet e shteteve individuale të cilat kanë sponsoruar rezolutën me kërkesën për mendimin këshillëdhënës nuk janë relevante për Gjykatë. Gjatë shqyrtimit mbi formën dhe mënyrën e parashtrimit të pyetjes nga AP e OKB-së, Gjykata nuk e pa të nevojës të bëhen ndryshime në riformulimin e pyetjes. Menjëherë pas kësaj, presidenti i Gjykatës Hisashi Owada lexoi gjendjen faktike për të filluar sipas neneve e procedurave të kërkuara të japë mendimin këshillëdhënës. Siç vërejmë GJND me shumë qartësi procedoi dhënien e mendimit të saj duke shpjeguar deri në detal se mendimi është plotësisht ligjor dhe aspak politikë, pra siç edhe duhet të ishte. Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, GJND konfirmoi se autorët e Deklaratës së Pavarësisë nuk ishin Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës dhe ata nuk kishin as një lidhje me kuadrin e kompetencave të përcaktuara nga IPVQ. Kjo nga fakti që në Deklaratë thuhet "Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë Deklarojmë pavarësinë e Kosovës...". Po ashtu GJND konfirmoi se as Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por as Korniza Kushtetues nuk janë shkelur.

Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk e cenon të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare Gjykata, përgjigjen e saj në lidhje me pyetjen e parashtruar, nëse shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare e dha më 22 korrik të vitit 2010. Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Hisashi Owada në një seancë publike e lexoi mendimin e këtij organi të drejtësisë ndërkombëtare. Për të respektuar procedurat dhe rregullat e kërkuara, Gjykata së pari shtjelloi nëse kjo ka juridiksion për t'ju përgjigjur pyetjes së kërkuar. Neni 96 paragrafi 1 i Kartës së Kombeve të Bashkuara vlerëson se "Asambleja e Përgjithshme ose Këshilli i Sigurimit mund të kërkojë nga GJND të jap mendim këshillëdhënës për çdo çështje ligjore". Gjykata ka konfirmuar që edhe pse një çështje mund të ketë karakter politikë, kjo nuk e privon nga karakteri ligjorë i çështjes për të vazhduar me faktin që Gjykata nuk brengoset me motivet politike të cilat mund të jenë prapa kërkesës ose nga implikimet politike të cilat mund ti ketë mendimi këshillëdhënës. Për të ardhur në përfundim që Gjykata ka juridiksion për të dhënë mendimin e saj. Mirëpo, organi kryesor i drejtësisë i OKB-së gjithashtu shqyrtoi edhe faktin nëse ka apo nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj për të mos u përgjigjur në pyetje. Para se të konstatojë se Gjykata në rastin në procedurë nuk ka nevojë të përdorë diskrecionin e saj, ajo konkludoi se motivet e shteteve individuale të cilat kanë sponsoruar rezolutën me kërkesën për mendimin këshillëdhënës nuk janë relevante për Gjykatë. Gjatë shqyrtimit mbi formën dhe mënyrën e parashtrimit të pyetjes nga AP e OKB-së, Gjykata nuk e pa të nevojës të bëhen ndryshime në riformulimin e pyetjes. Menjëherë pas kësaj, presidenti i Gjykatës Hisashi Owada lexoi gjendjen faktike për të filluar sipas neneve e procedurave të kërkuara të japë mendimin këshillëdhënës. Siç vërejmë GJND me shumë qartësi procedoi dhënien e mendimit të saj duke shpjeguar deri në detal se mendimi është plotësisht ligjor dhe aspak politikë, pra siç edhe duhet të ishte. Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Përveç kësaj, GJND konfirmoi se autorët e Deklaratës së Pavarësisë nuk ishin Institucionet e Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës dhe ata nuk kishin as një lidhje me kuadrin e kompetencave të përcaktuara nga IPVQ. Kjo nga fakti që në Deklaratë thuhet "Ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit tonë Deklarojmë pavarësinë e Kosovës...". Po ashtu GJND konfirmoi se as Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por as Korniza Kushtetues nuk janë shkelur. Deklarata e shpalljes së pavarësisë nuk e cenon të drejtën e aplikueshme ndërkombëtare.

Ky mendim këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është menduar të ketë ndikim në rrjedhjen e njohjes ndërkombëtare të saj Me t'i shqyrtuar edhe dokumentet e lartpërmendura, Gjykata thotë se Rezoluta 1244 nuk përmban ndonjë dispozitë që ka të bëjnë me statusin final të Kosovës dhe se kjo Rezolutë nuk ndalon autorët e deklaratës të 17 shkurtit 2008 nga lëshimi i deklaratës së pavarësisë. Prandaj nuk ekzistojnë ndonjë kundërshtim mes tyre. Po ashtu Gjykata merr në shqyrtim edhe Kornizën Kushtetuese të Kosovës, ku me këtë rast Gjykata jep mendimin se deklarata e pavarësisë nuk është lëshuar nga Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes, pra nuk kemi kundërshtim, domethënë mes Kornizës Kushtetuese dhe Deklaratës së Pavarësisë. Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në favor të këtij mendimi ishin 10 gjykatës, kurse 4 kundër. Mendimi i Gjykatës ishte eksplicit dhe i qartë, duke vendosur drejtësinë para të gjitha gjërave. Esencialisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sjell faktin që Kosova me pavarësinë e saj nuk e ka dëmtuar drejtësinë ndërkombëtare dhe se para drejtësisë dhe botës është dalë mjaftë e fuqishme në të drejtën e saj për shtet. Me këtë mendim këshillëdhënës GJND e patentoi shtetësinë e Republikës së Kosovës. Siç e cekëm edhe më lartë karakteristik e rëndësishme në ketë proces gjyqësor është se para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë kanë marrë pjesë të gjitha shtetet anëtare permanente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me prezencën e tyre ato dëshmuan interesin më të madh të treguar ndonjëherë për proceset gjyqësore në këtë gjykatë. Edhe pse mendimet këshillëdhënëse të GJND-së nuk janë obligative për palët në rast, ato kanë një rëndësi të pakontestueshme sa i përket epërsisë të së drejtës ndërkombëtare dhe kanë një vend në kuadër të kompetencës së kësaj Gjykate ndërkombëtare. Mendimet këshillëdhënëse të GJND-së kanë autoritet moral ndaj palëve dhe shteteve të tjera të cilat i pranojnë mendimet këshillëdhënëse të kësaj Gjykate dhe sillen në pajtim me to. Në rastin e Kosovës, ky mendim këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është menduar të ketë ndikim në rrjedhjen e njohjes ndërkombëtare të saj, me mundësi anëtarësimin në OKB e organizma të tjerë rajonal, supranacional e global. Efekti i mendimit të GJND-së për Pavarësinë e Kosovës se kjo pavarësi është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për të bindur shtetet hezituese mos njohëse të kësaj pavarësie nuk u shfrytëzua sa duhet nga Republika e Kosovës dhe kjo ishte e meta kryesore me dëme jo pak të riparueshme. Pikëpamja kryesore është se Opinioni i GJND-së u provua të minohej nga Serbia e nuk u shfrytëzua nga Kosova.

(Kosova Sot)