Rrena e këlyshit të UDB-së dhe banda e Hashim Thaçit

Rrena e këlyshit të UDB-së dhe banda e Hashim Thaçit
  • 23 July 2018 - 07:58
SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIAN

Ka vite që shkruaj për këlyshin e UDBsë serbe Baton Fazli Haxhiun dhe në çdo shkrim e lus që të ngrejë padi penale kundër meje, në qoftë se nuk është e vërtetë. Familja Haxhiu që nga babagjyshi, babai Fazliu, që në popull njihet si Fazli çeli, dhe deri të këlyshi Baton kanë tradita të moçme antishqiptare. Batoni Haxhiu ka vite që është spiun dhe informator i Serbisë fashiste dhe pikërisht i UDB-së serbe që ka vrarë mijëra shqiptarë dhe pastaj i kanë humbur pa shenjë e pa dok. Mirëpo, Baton Haxhiu, bëhet spiun me librezë zyrtare që nga viti 1990. Lokalet e UDB-së serbe në Biligrad i ka shëtitur më shumë se dhomat e tij edhe gjatë luftës ka bashkëpunuar me çetniket dhe udbashët më të tmerrshëm, me gjakësorët dhe pushkaxhinjtë bile edhe me kasapët që kanë vrarë e kane therur shqiptarët. 

Mbante lidhje të pandërprera me gjakësorët serbë Baton Haxhiu, spiun i me librezë zyrtare i UDB-së, lidhjet kryesore i mbante me kryekriminelin dhe kryeudbashin Jovica Stanishiqin që kurrë nuk mori guximin të rrëfehet argati i tij kundër shqiptarëve. Kur shpërthen lufta në Kosovë, Serbia zbarkon me makinerinë me moderne luftarake për t´i vrarë shqiptarët vetëm e vetëm që ishin shqiptarë në trojet e tyre stërgjyshore, hise që na kishte falur Zoti dhe për t´i dëbuar sipas planit "PATKOI", shqiptarët ia kthejnë pushkën nipave të Drazh Mihajlit dhe mijëra mercenarëve kryesisht sllavojugor ortodoks. Disa ikin në Shqipëri,Mal të Zi, Maqedoni dhe dikush deri në Amerikën e largët,përtej oqeaneve. Kosova ndihmohej me difek krahut, me para dhe ne mënyra tjera, kurse spiuni dhe këlyshi i UDB-së, Baton Haxhiu bashkëpunonte me çetnikët dhe nuk iku fare nga Kosova. Qëndroi në hotelin "GRAND" duke e bërë kokrrën e sefasë, bashkë me Veton SURROIN dhe një gazetare greke nën kujdesjen e rreptë serbe. Mbante lidhje të pandërprera me gjakësorët serbo-çetnik dhe kriminelët, miqtë e tij vijnë dhe e marrin këtë këlysh dhe ia mësyjnë jashtë Prishtinës, jashtë syve të popullit, atje larg në Brezovicë, ku bora deri në maj rri e ngrirë akull. Jovica Stanishiqi me një grup kriminelesh dhe këlyshi i tyre Baton Haxhiu, bëjnë dyzen ahengu me mish derri, "slivovicë" e "uiski", ndërkaq, rrugëve të Kosovës shkonte gjaku lumë dhe dhunoheshin mijëra gra shqiptare. Ky bandit për të mos u hetuar sajon me Jovicen kinse vrasjen e tij dhe me dorën e tij i bie telefonit të " TANJUGUT" se kinse e kanë vrarë dhe të nesërmen MUP-i serb e fusin si nuse në Maqedoni!!! Dhe për t´i ikur dorës së tradhtisë del para popullit me disa shkarravina, kinse gjakësorët e kanë marrë për të ndërmjetësuar për bisedë me Mahmut Bakallin- Slobodan Milosheviqi. Por nuk është kjo e vërteta, do të zbardhet kur Kosovën do ta marrin atdhetarët dhe jo kjo bandë hajnash. 

Rrena tjetër Ditë më parë, Hashimi i Brojës ia kishte mësyrë Brukselit me një bandë dhe me spiunë të UDB-së serbe bashkë. Aty kishte edhe proserbë e prorusë dhe fluturonin me avionin privat të prorusit Behgjet Pacolli po i thoshin. Hashim zeza, në këtë turizëm i kishte marrë edhe ata këlysh që deri dje nuk flisnin mes veti, shaheshin si në babë e në nënë dhe kur erdhi puna për TURIZËM, këta langonj që kishin pështirë gjersa zgërdhiheshin në avion. Baton Haxhiu ka thënë se gjatë rrugëtimit avioni i delegacionit kosovar kishte pasur një incident, pasi si pakujdesi e kullës ajrore të Tiranës, kishte udhëtuar në vijën ajrore që e kishte nxjerrë në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës, hapësirë ajrore e cila kontrollohet nga Serbia. (origjinal) dhe doli se është rrenë e kulluar. Ata kishin marrë me vete këlyshin e UDB-së serbe, shushunjën, zagarin dhe langoin e Alekasndar Vuçiqit dhe Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiun. Banda mafioze kishte pranuar që të bëjnë rrugë bashkë me këlyshin e UDBsë serbe, Baton Haxhiun, shushunjën serbe, por me direktiva dhe plane të qarqeve serbo-çetnike,sepse për ketë edhe paguhet. Se vërtet ky këlysh i bie kambanave të mortit për kombin tonë, është tamam si ajo miza që rri në bythë të kalit. Ishte këshilltar i Kadri Topuzit, kryeplakut të Kuvendit me plot rrugaç, Hashimit të Brojës nuk i ndalet, sepse i vyen për t´ia shpëtuar bishtin dhe lëkurën e tij për Gjykatën Speciale, që të detyron të heqë dorë Serbia nga ndjekja penale,por, akoma nuk i kanë kryer hesapet me Dick Martyn. Langoi Baton Haxhiu, ishte këshilltar edhe i Edvin Kristaq Ramës, bile me të ka shkuar në Serbi dhe deri në Kinën e largët dhe të gjitha informacionet i ka Serbia fashiste. Nejse, Hashimi i Brojës, tërë sherrin dhe të zezat që ia ka bërë vendit me murtajën dhe kolerën e zezë Baton Haxhiun, në fund ka vendosur që KOPILIN T´IA LËRË NË DERË KËSAJ BANDË HAJNASH që i kishte marrë që thotë gjashtë. Jo, kjo është rrenë e kulluar e banditëve, po ku mbeti Baton Haxhiu e të tjerët. Piloti fluturoi për në Bruksel sipas planit. Mirëpo, për të treguar vetin se me këtë bandë banditësh të fisit ZULU, që i kishte marrë Hasha, Baton spiuni vendos t´i tregojë botës se edhe ky është aty. Po si të mos jetë. Serbia ka urdhëruar dhe e ka bërë pullë postare në këtë bandë banditësh që deri dje akuzonin shoqi-shoqin për tradhti. Këlyshi i UDB-së, thotë se kjo bandë paska qenë në rrezik, kinse kishte shkelur vijën ajrore të hapësirës serbe dhe do të vihej në rrezik jeta e tyre. Merreni me mend se çka thotë ky dhe kjo përben lajm. Po edhe të kishte ndodhur nuk do të duhej të tregonte një njeri i mençur, po ky lëshon rrena, trillime për të bërë hallakamë Kosovën. Natyrisht se për këtë punë paguhet dhe është zanati i tij. E kanë në gjak spiunimin, rrenat, tradhtinë, sepse ndër dej u buron gjaku i zhupanëve dhe vojvodëve dhe jo gjaku i pastër i Arbërit...

(Kosova Sot)