Të varfrit mund të revoltohen kundër oligarkisë

Të varfrit mund të revoltohen kundër oligarkisë
  • 05 September 2015 - 09:45

Shkruan: Mr. Ali Hertica

Politikat e gabuara të qeveritarëve 

Pushtetarët po pasurohen në kurriz të popullit

Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet, megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht, në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre, siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse

Në programin e shkencave politike thuhet se është e rëndësishme të shpjegohet se si mund të shkatërrohen llojet e ndryshme të legjislacioneve dhe si mund të ruhet secila prej tyre. Në trajtimin e këtyre dy temave, Aristoteli na i kujton pikëpamjet mbi drejtësinë, që janë tema e formave të ndryshme të qeverisjes, veçanërisht demokracisë dhe oligarkisë.

Parimet për udhëheqjen e shtetit

Demokracia vjen nga mendimi se ato që janë njësoj në një aspekt, janë absolutisht të barabartë, përderisa kanë lindur të lirë. Në të njëjtën mënyrë, oligarkia vjen nga mendimi se ata që nuk janë njësoj në një aspekt, janë të pabarabartë në të gjitha aspektet e tjera.

Asnjë nga këto parime nuk është absolute, sepse drejtësia absolute është kur secili merr në raport me atë që ka dhënë.

Ndihmesa, mençuria dhe cilësia morale hyjnë gjithashtu në këtë kontekst, andaj a i kemi ne të gjitha këto parime stabile për të udhëhequr shtetin me këtë qeveri që ka Kosova.

Kur një grup shikon se legjislacioni ose politika që udhëheq këtë legjislacion, kjo është e përshtatshme, atëherë  ku duhet hapur rrugë për ndryshime, të një mundësie që legjislacioni të zëvendësohet me një legjislacion të një lloji tjetër.

Një demokraci e re mund të zëvendësohet me oligarki, kurse mundësia tjetër është ndryshimi i legjislacionit, për t’u bërë më shumë ose më pak demokratike, ose ndryshon një pjesë të tij. Këtë mundësi e ka edhe Kosova, duke zëvendësuar njerëzit që janë në pushtet, pa ndryshuar legjislacionin.

Në themel të ndryshimeve të legjislacionit thuhet se gjendet pasioni për barazi, si barazi numerike, që është parimi i demokratëve, ashtu dhe barazia e përpjesëtueshme që është e oligarkëve.

 Ndryshimet në legjislacion  

Të varfrit mund të revoltohen kundër oligarkisë, sepse nuk kanë të njëjtat të drejta si të pasurit, kurse edhe të pasurit mund të revoltohen kundër demokracisë që japin në arkën e shtetit, siç është në Kosovë tek firmat e mëdha që paguajnë tatimin shtetit.

Ata që në shumë raste kanë shkaqe më shumë se të tjerët për të kërkuar ndryshime të legjislacionit, janë ata që për shkak të cilësive të tyre se pikërisht janë këta më pak të prirë se të tjerët për t'u revoltuar.

Në analizat e ndryshme të bëra në Kosovë se ndryshimet në legjislacion dhe përmbysjeve rrënjësore del si e pafundme. Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet, megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht, në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse, nëpërmjet të drejtës së votës së qytetarëve, lidhur me këto shkaqe të përmbysjeve dhe kushteve për stabilitet, ku për këtë demokracia duhet ruajtur këtë vlerë.