Kjo është tradhtia e Hashim Thaçit

Kjo është tradhtia e Hashim Thaçit
  • 05 November 2018 - 08:08

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Ne kemi shkruar vazhdimisht për tradhtinë e Hashimit të Brojës, me një grup kopilësh që prapa kurrizit po i bëhet Kosovës dhe kombit në përgjithësi. Në këtë pazar tradhtarësh, përpos kapos së klanit famëzi dhe famëkeq "PRONTO", pra Hashim zezës, në këtë tradhti është dhe arkitekti për shkatërrimin e Kosovës, shushunja serbe dhe udbashi me librezë zyrtare, këlyshi i kryeudbashit, Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiu dhe djali i Kristaq Ramës, Edvini, që janë takuar disa herë për t´i rënë sakicë dhe hanxhar vendit. Kopilët, si Edvini dhe hajni dhe spiuni i Serbisë me librezë zyrtare që nga viti 1990 Bato Haxhiu, me urdhër të harambashit, Hashimit të Brojës, takohen në Nish të Serbisë për të shitur trojet shqiptare dhe për t'i dhënë bakshish Serbisë fashiste. Kopili i Fazliut, Baton spiuni, e mashtron Hashim zezën, pa asnjë të bardhë, kinse Edvini i Kristaqit e ka njoftuar që për të shpëtuar Hashim zezën nga Gjykata Speciale duhet bërë këtë tradhti, përndryshe e mori lumi Hashimin, djalin e Haxhiut të Brojës.

Banda e tradhtarëve

Batoni, spiun me tradita të moçme antikombëtare, merr para me thasë nga Serbia fashiste, nuk lë gur e dru bashkë pa lëvizur për të tradhtuar Kosovën. Batoni, Beogradin e ka si shtëpinë e tij, bile pritet me fodullëk dhe zyrat e organizatës terroriste të UDB-së i di më mirë se dhomat e tij, e ngre për hunde Hashimin e Haxhiut dhe e ka hallakatur nga frika se do ta shpëtojë nga Gjykata Speciale dhe ky mangup i Brojës ka marrë yryshin për ta shitur vendin. Paguan spiunë dhe shumë Portale dhe disa paçavure për të lehur në të mirë të tij. Pranë vetes ka afruar spiunët më të tmerrshëm të UDB-së, që kanë bërë krime në Kosovë dhe në trojet ku flitet gjuha e Arbërit dhe ka larguar atdhetarët e dëshmuar, krejt me urdhër të Baton Haxhiut. Serbia fashiste ka vënë në dispozicion për t´ia bërë argatin e saj edhe kanalin Televiziv në Kosovë KLAN SERBIA, por për të mos e hetuar quhet KLAN KOSOVA, bile ata që nuk e dinë financohet nga banda serbiane që quhet DEVOLLI. Kjo bandë tradhtarësh dhe kopilësh,langonjsh, zagarësh, çakejsh e hienash, mjaft kanë vepruar tinëzisht dhe kanë kafshuar hajnisht kundër Kosovës, pandërprerë i kanë rënë kambanave të mortit kundër vendit, por ju, lexues të nderuar, e dini se e kemi ndjekur hap pas hapi tradhtinë e kësaj kopeje tradhtarësh dhe i kemi zbardhur faqet e historisë një nga një, se për interesa të tyre personale dhe për para me thasë janë duke shitur vendin. Shikoni mashtrimet e kësaj bande harambashësh e tradhtarësh për të futur huti në popull, kinse këta kopilë kërkojnë bashkimin e luginës me Kosovën. Por, këta kurrë nuk e shpjeguan hapur vetëm e vetëm të japin tokat tona që na ka lënë Zoti hise dhe bile akoma ta shtrydhin vendin. Tradhtia e sojit të Zogollvëe dhe të Toptanve doli nga kanalet e errëta të nëntokës kriminale, se idiotët vepruan për interesa serbe, përpos që disa herë u është tërhequr vërejtja nga miqtë amerikanë, gjermanë dhe të tjerë, këta banditë dhe tradhtarë shkelnin ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Se vërtet ishte tradhtia e këtyre tradhtarëve dhe këtyre kopilëve serbë, ne po japim pa ndryshim edhe këtë origjinal.

Letra që zbulon negociatat sekrete për ndarjen e Kosovës

Ish-negociatori i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel, i angazhuar nga Zyra e Baroneshës Ashton, britaniku Robert Cooper, i cili rreth dy javë më parë ka marrë pjesë në "Belgrade Security Forum", si kryesues i delegacionit të ECFR-së, ka shkruar një letër "private dhe konfidenciale" rreth udhëtimit studimor në kryeqytetin serb. Në krye të letrës, Cooper zbulon se shkëmbimi i shumëpërfolur i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk ka të bëjë fare me shkëmbim. Sipas Cooper-it, ideja është që Serbia ta marrë Veriun, ndërsa Kosova asgjë territoriale, por njohjen eventuale nga Serbia. Një letër konfidenciale zbulon prapaskenat e negociatave sekrete që po bëhen për ndarjen e Republikës së Kosovës. Në bisedimet ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit nuk bëhet fjalë për shkëmbime të territoreve, por vetëm për ndarje të Republikës së Kosovës. Dhe, krejt në fund fare, dua t´i vë në dijeni disa lexues, se unë jam gazetar i pavarur, kurrë në jetën time nuk kam qenë anëtar i ndonjë bande politike dhe nuk shkruaj për hatër të askujt. Pra, të kota janë ata që më luten të shkruaj për ndonjë bandë politike që për mua të gjithë janë njësoj,pra hajna dhe banditë shkuar banditëve, që plaçkitën vendin, duke u bërë supermilionerë dhe siguruan pasuri për dhjetënjëzet breza, që para lufte nuk kishin as çorapë e as brekë. Populli vuan për bukën e gojës,kurse rrospitë e tyre kanë çanta dore që kushtojnë mbi 8200 euro. Pra. për mua, kapot e bandave politike nuk janë asgjë tjetër pos hajna, langonj dhe zagarë që vrapojnë pas hajnisë tamam si zagarët pas kockave, kanë viza për vete dhe familjet e tyre, lëvizin kudo në botë, ndërkaq lehin si qentë pas hënës, se nesër, për BAJRAM, PËR KRISHTINDJE, PËR NEVRUZ DO TË BËHEN VIZAT... U ka dalë boja këtyre langonjve dhe zagarëve që nuk lehin sertë dhe ju që jeni bërë pjatalëpirës dhe puthadorë që ua hedh padroni juaj një ashtë për ta gërryer rrini larg meje. Unë nuk blihem dhe as nuk shitem si ju edepsëzë, qyqarë e zuzarë, që keni shëtitur si korb shëtitës bandë në bandë, keni ndërruar bandat politike. Kurse unë kurrë nuk do të ndërroj udhë. Zotin dorëzan! Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)