Me anëtarësimin në KE, Kosova e fiton karakterin e fuqishëm ndërkombëtar të njohjes së plotë të sovranitetit

Me anëtarësimin në KE, Kosova e fiton karakterin e fuqishëm ndërkombëtar të njohjes së plotë të sovranitetit
Me anëtarësimin në KE, Kosova e fiton karakterin e fuqishëm ndërkombëtar të njohjes së plotë të sovranitetit

Muhamet Kelmendi

  • 28 March 2024 - 19:13

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Në ditët e fundit u bënë disa veprime nga faktori ndërkombëtar që e forcuan shumë Republikën. Ngjarjet që u zhvilluan në KS të OKBsë, në NATO dhe në Këshillin e Evropës ndikuan dukshëm në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Republika fitoj besim dhe po radhitet në kuadër të shteteve të lira dhe të pavarura në Evropë dhe në botë. Këtu është fitorja e Kosovës.

 

Këtu duhet të theksohen tri ngjarje. 1. KS i OKB-se me tri vota pro dhe me 12 abstenime e refuzoje propozimin rus që në 25 vjetorin e fillimit të bombardimit të caqeve Serbo-jugosllave të diskutohet ngjarja në KS. Qëllimi rus ishte i qartë. a. Dënimin e bombardimit në viti 1999 të shtetit serbo-jugosllav, b. Përshkallëzimin e gjendjes së rënd në Ballkan, duke i inspiruar dhe organizuar Serbinë për luftë dhe 3. Arsyetimin e agresionit rus në Ukrainë. Përfaqësuesi rus akuzojë në KS të OKB-së NATO-në dhe SHBA-në për bombardimet e shtetit serb dhe për krijimin e shtetit të Kosovës. Kundër doli përfaqësuesi francez që me argumente refuzoj propozimin rus për rendin e punës. Ndërsa, përfaqësuesi amerikan, tregoj se bombardimi i Serbo-Jugosllavisë është bërë për të mbrojtur një popull nga gjenocidi serbomadh. Po në foltoren e KS doli edhe ultra nacionalisti serb, Daçiq. Ai tha: " Është turp mos aprovimi i rendit të punës lidhur me bombardimet e shtetit tonë nga NATO dhe SHBA. Ai ishte akt pa presedan dhe në kundërshtim me konventën e OKB-së (...). KS i OKB-se nuk pati marrë rezolutë për veprimet agresive të NATO-s dhe të SHBA-ve ndaj Jugosllavisë (...). Ky veprim ishte agresion". Refuzimi për të diskutuar në KS të OKB-së është akt që provon se bombardimet ndaj Jugosllavisë, ishin të drejta kështu edhe ndërtimi i shtetin të Kosovës, si përfundim i tërë gjendjes. 2. Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s u pranua Kosova në cilësinë e shtetit të asociuar. Ky është një hap i rëndësishëm në punën e pranimit të Kosovës si shtet në NATO. Me këtë pozitë të asociuar edhe me shumë u forcua Kosova në mbrojtjen nga NATO. Tash e kemi KFOR-in në Kosovë si mbrojtës të sovranitetit dhe të hapësirës së shtetit dhe vetë NATO-n, sepse Kosova fitoj statusin e asociuar në Asamblenë e NATOse. 3. Këshilli i Evropës do ta analizon brenda një kohe të shkurtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim si shtet i pavarur dhe sovran në KiE. Dora Bakojanise dha mendimin se "Kosova është në rrugë të mirë dhe nuk ka pengesa të pa kalueshme që ky vend të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (...)". Kundër doli Shesheli ultrafashist, Aleksandër Vuçiq. Madje ky far "burri i madh" i botes serbe u shpreh: " (...) Nëse Kosova pranohet në KiE ne si shtet edhe do të tërhiqemi nga KiE". Kjo tregon se këta ultra millosheviqian asgjë nuk kanë mësuar nga historia e vendeve tona. Me ideologjinë e botës serbe po marshon klika e Beogradit në drejtim të Kosovës, Republikës Serbe në BiH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesja e Malit të Zi në Këshillin e Evropës doli në anën serbe dhe kërkojë nga të gjithë përfaqësuesit malazezë "të jenë në anën serbe". Kjo është bota serbe. Kështu u ndërtua klika serbomadhe në Serbi, në Kosovë, në BiH, në Malin e Zi dhe kësaj do ti bashkëngjiten edhe përfaqësuesit serbë, sikundër edhe disa sllavo maqedon në Maqedoninë e Veriut. Rusia po vepron në Ballkan. Priten aksione terroriste të shtetit serb. Mirëpo, në këto rrethana, kemi një fitore të madhe të Kosovës. Republika fitoj besim dhe po radhitet në kuadër të shteteve të lira dhe të pavarura në Evropë dhe në botë. Këtu është fitorja e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".