Avancimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës po i tmerron shovinistët serbomëdhenj

Avancimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës po i tmerron shovinistët serbomëdhenj
Avancimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës po i tmerron shovinistët serbomëdhenj

Muhamet Kelmendi

  • 29 March 2024 - 22:46

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Republika e Kosovës, krahas punës në ndërtimin e shtetit brenda, është angazhuar në punë të vazhdueshme, për ndërtimin e shtetit edhe në fushën ndërkombëtare. Shteti fiton peshën e vetë dhe juridikisht e ngritë statusin e pavarësisë me integrimet në organizatat rajonale dhe në nivel ndërkombëtare. Bazë e kësaj është anëtarësim në OKB. Pranimi i Kosovës në Ansambleve Parlamentare të NATO-s me status të asociuar është një fitore e madhe në fushën e sigurisë. Këtë e dinë në Beograd. Kosova kështu futet në rendin e shteteve që ka garanci më të lartë në mbrojte të shtetit sovran. Natyrisht se kjo i ka hapur dyert që Republika e Kosovës të furnizohet më lehtë nga shtetet anëtare të NATO-s me armë.

 

Kalimi i propozimit të z. Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në KiE me një shumice absolute të votave, radhitet në fitore tjetër të betonizimit të statusit të shtetit të Kosovës. Këto çështje të ndërlidhura me përvjetorin e fillimit të bombardimit për 25 vjetorin e Jugosllavisë së mbetur në KS të OKB-së, të propozuar nga përfaqësuesi rus e ngriti shumë Qeverinë e Serbisë në qëndrime shoveno-nacionaliste kundër shteteve tjera në Evropë e në botë. Po kështu doli hapur në dritë edhe ultra nacionalizmi serbomadh i udhëhequr me urrejtje raciste ndaj shqiptareve. Duke filluar nga ultra nacionalisti sheshelian Vuçiq e duke kaluar te veglat e këtij matrapazi të politikes serbomadhe, si Vulin e Petkoviq, e duke kaluar te neo millosheviciani, Daçiq, akuzuan faktorin ndërkombëtar dhe drejtpërdrejtë NATO-ne, Anglinë, Francën dhe Gjermaninë si shkaktar të forcimit të statusit të Kosovës. Këta neoracist bënë edhe kërcënime. Serbia e la të hapur intervenimin ushtarak në Kosovë në një kohë të përshtatshme, si dhe në aspektin ndërkombëtar, duke "kërcënuar" me largimin e Serbisë nga KiE, nëse anëtarësohet Kosova në këtë organizatë evropiane. Hapur u pa fytyra raciste e kriminelëve të Beogradit. Analiza dhe sulme nga më të ndryshme kemi nga Beogradi, nga Republika Serbe dhe nga veglat serbomëdha në Kosove dhe në Mal të Zi. Të gjithë këta u nguten si pilafa në fërgim në luftë kundër shtetit të pavarur të Kosovës dhe popullit shqiptar. Në arenën ndërkombëtare po përkrahet kjo politike neo imperialiste serbe nga Rusia dhe Kina. Ka edhe shtete tjera autoritare që po e përkrahin shtetin fashist serb. E përbashkëta e tërë kësaj është unifikimi dhe krijimi i një mekanizimi organizativo - ushtarak të shteteve autoritare kundër demokracisë, barazisë dhe lirisë nacionale të popujve në botë. U pa se Serbia është shtet autoritar dhe mbështetet në ultra shovenizmim serbomadh. Këtej, nuk ka mjet që nuk është i lejuar nga Beogradi për të ndërmarrë ndaj Kosovës dhe shqiptareve. Për shtetin serb, bazë e punës është, "Bota Serbe" , e bashkuar në një shtet ultra shovinist. Sa do të arrihet ky pikësynim mbetet të shihet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".