Kërkesat e ish pushtetarëve për zgjedhje të parakohshme një lojë banale që do të paguhet shtrenjtë me fiasko elektorale

Kërkesat e ish pushtetarëve për zgjedhje të parakohshme një lojë banale që do të paguhet shtrenjtë me fiasko elektorale
Kërkesat e ish pushtetarëve për zgjedhje të parakohshme një lojë banale që do të paguhet shtrenjtë me fiasko elektorale

Arsim Aziri

  • 30 March 2024 - 21:01

Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri

Realisht pushteti aktual posedon fuqi të madhe elektorale, dhe kjo fuqi assesi s'mund të zhvlerësohet në mënyrën siç e preferon dhe dëshiron opozita parlamentare. Kjo opozitë dorën në zemër nuk posedon as figura konkurruese në relacion me lidershipin që e posedon partia në pushtet. Përveç lidershipit që s'posedon ndonjë mundësi sfiduese, anomali tjetër që i përcjellë qofte edhe në terr nivelin opozitar, është edhe e kaluara që siç dihet tashmë, ka qenë një prej arsyeve bazike pse janë ndëshkuar tmerrësisht shumë. Konsideroj se vendi s'duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, duke i dhënë mundësi (nëse mund të ketë) opozitës që të definoj kandidatura të besuara, për të sfiduar pushtetin aktual në mënyrë të drejtë.

-Partitë politike në Kosove pothuaj asnjëherë nuk e kanë absorbuar besimin popullor duke u bazuar në nivelin e ngritur profesional e kadrovik. Madje shembujt praktik (jo gjithnjë) e dëshmojnë suksesshëm se krejt besimi qytetare ka rezultuar te jetë i fituar në bazë të propagandave destruktive, pa etikë përbrenda dhe të manipulueshme në përmbajtje. Edhe tani më, kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër të Kosovës nga PDK-ja, konsideroj se do të jetë një episod i pasuksesshëm dhe jo i mirëqenshëm për këtë subjekt politik, mbase sipas praktikës së dhënë del se niveli profesional sado i ngritur e i nevojshëm të jetë, prape do të rezultojë në masë minimale, përfshi edhe të kaluarën si keq qeverisje e cila përcakton zbehje në besimin qytetar. Nuk ndërtohet opinioni mbi preferenca të partive politike duke i terrorizuar qytetarët me mesazhe nëpër telefona. Nuk thyhet apo harrohet e kaluara duke u ndikuar prej mesazheve nëpër telefona siç ka ndodh ndër vite e deri më sot. Përkrahja elektorale rritet duke treguar program të besueshëm dhe të zbatueshëm. Prandaj kësaj radhe, nëse dikujt I konvenon realisht për të shkuar në zgjedhje të parakohshme , kjo I konvenon pozitës, që është në pushtet, por nuk do të ishte veprim I qëlluar që të ndërpritet mandate dhe të mbeten projektet e filluara në gjysmë të rrugës, duke u fokusuar në atmosferë elektorale. Pra, pushtetit në fuqi mund t'i konvenoje shkuarja në zgjedhje të përgjithshme, ama jo edhe opozitës, në asnjë mënyrë. Realisht pushteti aktual posedon fuqi të madhe elektorale, dhe kjo fuqi assesi s'mund të zhvlerësohet në mënyrën siç e preferon dhe dëshiron opozita parlamentare. Kjo opozitë dorën në zemër nuk posedon as figura konkurruese në relacion me lidershipin që e posedon partia në pushtet. Përveç lidershipit që s'posedon ndonjë mundësi sfiduese, anomali tjetër që i përcjellë qofte edhe në terr nivelin opozitar, është edhe e kaluara që siç dihet tashmë, ka qenë një prej arsyeve bazike pse janë ndëshkuar tmerrësisht shumë. Konsideroj se vendi s'duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme, duke i dhënë mundësi (nëse mund të ketë) opozitës që të definoj kandidatura të besuara, për të sfiduar pushtetin aktual në mënyrë të drejtë. Mundësitë e tanishme janë të vogla, andaj përpjekjet e tyre duhet të jenë në funksion të fuqizimit të figurave, përfshi edhe programeve më të konsoliduara. Ndryshe s'shkon!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".