Duam president, jo diktator...

Duam president, jo diktator...
  • 14 February 2016 - 11:17

Shkruan: Faton MEHMETI

Nga kriza në krizë

Dështaku i politikës synon kreun e vendit

 

Duke qenë edhe kryeministër, por edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka dështuar me punën e tij, si në qeverisjen e vendit ashtu edhe në diplomacinë e jashtme përballë Serbisë, kujtojmë këtu rastin UNESKO, pastaj rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës, në njohjet e pakta etj.

Ambicia e hershme e Hashim Thaçit për postin e presidentit të vendit është shtuar dukshëm këtyre ditëve. Ndonëse për dy mandate ishte kryeministër i vendit, ëndrra e tij e madhe gjithnjë ishte dhe është ngritja dhe konsolidimi i një pushteti në duart e një njeriu të vetëm, të tipit monark. Për të arritur këtë atij i duhet posti i presidentin, të ketë kontrollin edhe mbi ushtrinë duke qenë kështu Komandant i Forcave të Armatosura, të emërojë prokurorë dhe gjyqtarë, si dhe zhveshja e pushteti ekzekutiv nga kompetencat. Si duket Hashimi po ndjek strategjinë dhe rrugën e vëllait të tij, presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ky i fundit pasi rriti ekonominë e vendit, sa ishte kryeministër i Turqisë , fuqizoi pushtetin dhe ngritjen e popullariteti duke u zhvendosur pastaj në postin e presidentit të vendit. Për të pasur edhe me ndryshimet kushtetuese, të cilat i japin kreut të shtetit pushtet të pakufishëm në çdo fushë të qeverisjes së vendit. Korrelacioni i Hashimit me Erdoganin, ndonëse çalojnë shumë pasi ky yni jo që nuk ngriti ekonominë, por edhe e shkatërroi, gjithsesi i bashkon një gjë etja për sundim.

Për të arritur tek caku, Thaçi shkel çdo normë etike dhe politike, me hipokrizinë e te qenit njeri i  thjeshtë dhe i afërt me popullin, po krijon mitin e të qenit i paarritshëm. Kësaj teze i ka ndihmuar shumë LDK-ja. Duke qenë e brishtë, pas vdekjes së liderit të saj, u fut në një rreth vicioz për të ndihmuar kundërshtarin e saj politik, që ka qenë dhe duhet të jetë PDK-ja, për shkak të divergjencave në koncept dhe në veprim. Dhe kur kundërshtari është i dobët dhe i zhytur në korrupsion, atëherë e ke më lehtë të arrish qëllimin, duke kushtëzuar: ose eja me mua ose mund të përfundosh në qeli.

 

Thaçi dhuroi postin e kryeministrit për të arritur vetë tek zyra e presidentit

Duke qenë edhe kryeministër, por edhe ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka dështuar me punën e tij, si në qeverisjen e vendit ashtu edhe në diplomacinë e jashtme përballë Serbisë, kujtojmë këtu rastin UNESKO, pastaj rezoluta e fundit e Këshillit të Evropës, në njohjet e pakta etj.

Megjithëse koalicioni qeverisës edhe mund të realizojë skenarin për zgjedhjen e Thaçit president, kjo mund të rezultojë e gabueshme, pasi Thaçi përmendet edhe si njeri që ende ka probleme me ligjin. Akuzat e Dick Martyt mund edhe ta çojnë para bankës së drejtësisë, që do të ishte goditje për shtetin e Kosovës, pasi edhe kundërshtarët e pavarësisë mund ta përdorin si atu për të njollosur vendin tonë.

Vendi ka nevojë për të vënë në krye të shtetit një figurë të zgjuar dhe karizmatike, që nuk ka probleme me ligjin dhe nuk e sheh veten diktator, por shërbëtor të vendit.

(Kosova Sot)