Fundi i regjimit apo rifillimi i një izolimi të ri

Fundi i regjimit apo rifillimi i një izolimi të ri
  • 05 May 2016 - 09:35

Shkruan:Islam Krasniqi

Kosovarët tash e 7 vjet janë të vetmit qytetarë në Evropën e re që s'mund të lëvizin lirshëm pa viza dhe i erdhi fundi këtij regjimi. Gjendja e rëndë ekonomike po i vë qytetarët e Republikës së Kosovës në një izolimit të ri. Përmbushja e kritereve nga pala e Republikës së Kosovës u përshëndet dhe u prit mirë nga të gjithë dhe ky sukses i punës së qeverisë po na mundëson heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e vendit.

Regjimi do të ekzistojë përsëri për të gjithë ata qytetarë të cilët janë të papunë, të cilët nuk kanë të ardhura të majme, ku xhirollogaritë e tyre bankare janë të thata, sepse do të kushtëzohet lëvizja e lirë. Ata qytetarë të cilët dëshirojnë të udhëtojnë jashtë në Evropë duhet t'i plotësojnë disa kushte, ku mbi 70% e qytetarëve të Kosovës do të kenë problem t'i plotësojnë këto kushte, por e mira e saj është së po hiqet vija e zezë që Evropa e kishte mbuluar një pjesë të territorit të saj. Tani qytetarët e Republikës së Kosovës për të udhëtuar pa viza duhet të kenë mjete të mjaftueshme në xhirollogaritë e tyre ose duhet t'u dërgojë dikush një lloj vize, që i mbulon shpenzimet e qëndrimit të tij.

(Kosova Sot)